Kulturë

Dorëshkrimet e Kur’anit nga Imam Hussejni dhe Imam Saxhxhadi ekspozohen në Muzeun e Xhamisë së Imam Rizait në Mashhad, Iran

Dorëshkrime të çmuara dhe unike të Kur’anit  shkruar me dorë nga Imamët e pastruar (a.s.) janë ekspozuar në Muzeun e Xhamisë së Imam Rizait.  Në mesin e këtyre librave të shenjtë, janë edhe dorëshkrimet e Kur’anit të shkruara nga Imam Hussejni (a.s.) dhe Imam Saxhxhxadi (a.s.) që tërhoqën shumë përkujdesje nga ana e dashuruesëve të tyre, gjatë  përvjetorëve të lindjes së dy dy imamëve. 

Drejtori i Muzeut të Kur'anit në Xhaminë e Imam Rizait ka thënë:

Në mesin e dorëshkrimeve të Kur’anit të Shenjtë të paraqitura në Muzeun e Xhamisë së Imam Rizait, pesë nga dorëshkrimet e Kur’anit i atribuohen Imam Aliut (a.s.),  Imam Hassanit (a.s.), Imam Hussejnit (a.s.), Imam Saxhxhadit (a.s.), dhe Imam Rizait (a.s.) gëzojnë vlerë të lartë. Këto kopje të Kur’anit janë të shkruara me shkrim dore në stilin kufik dhe mbi lëkurë dreri. Këto libra të shenjtë konsiderohen si disa nga kryeveprat islame.

Në fillim, Muhammed Riza Saki  i referohet dorëshkrimit të Kur'anit që i atribuohet Imam Hussejnit (a.s.) dhe  tha:

Ky libër i shenjtë i cili është shkruar me dorë në stilin kufik  përfshin -suren Kahf deri në fund të sures TaHa . Çdo faqe e këtij Kur’ani ka shtatë  

rreshta dhe janë me ngjyrë të verdhë.”

Madhësia e kësaj pune të çmuar është 10.8 × 16.5 cm dhe dy anët e librit janë të mbuluara me lëkurë. Ana e jashtme është e mbuluar me lëkurë të  forte të zezë dhe ana e saj e brendshme është me ngjyrë vjollcë. Në faqen e fundit në një shënim shkruan se Shkruar nga Hussejn ibn Ali”,  shtoi ai.

Drejtori i Muzeut i referohet dorëshkrimit të Kur'anit që i atribuohet  Imam Saxhxhadit (a.s.) dhe theksoi:

Ky dorëshkrim i Librit të Shenjtë përmban  Suren Bekarah deri në suren Al-Nas.  Çdo faqe e këtij dorëshkrimi  që ka gjashtëmbëdhjetë rreshta me   32 × 20 cm, ngjyra e saj është e verdhë, dhe ajetet e shenjta janë shkruar me stilin Kufik.  

Muhammed Riza Saki vazhdoi, Ballina e dorëshkrimit të Kur’anit është në lëkurë të fortë me ngjyrë të zezë dhe sureja Al-Nas  është shkruar në tre rreshta në faqen fundit të dorëshkrimit. Gjithashtu, në fund të dorëshkrimit është një shënim ku shkruan:  Shkruar nga Ali Ibn al-Hussein Ibn Ali Ibn Abitaleb, ky shënim  mund të lexohet  në fund të këtij dorëshkrimi të librit të shenjtë.

Vlen të theksohet se mbi 23 mijë kopje çmuara të Kur’anit  dhe pamflete Kur'anore ruhen në Bibliotekën Qendrore të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait. Disa prej këtyre dorëshkrimeve të shenjta janë shkruar me dorë dhe disa prej tyre janë të shtypura. Ndër kopjet e shenjta të Kur'anit  që ruhen në Bibliotekën Qendrore të Xhamisë së Imam Rizait janë dorëshkrime  që i atribuohen Imamëve  të Pastruar (a.s.) që janë ndër dorëshkrimet më të   rëndësishme dhe më të çmuara.  

Burimi: Astan Quds