Imami musliman sunni iranian: Imam Humejni ishte pionier i unitetit dhe rigjallërimit të Islamit të Vërtetë..
Një imam sunni iranian nga Bouxhnourdi, kryeqyteti i Provincës Veriore Horasan në Iran, përshëndeti karakterin e lartë të Imam Humejnit (r.a.) duke e quajtur themeluesi e ndjerë të Revolucionit Islamik të Iranit si ringjallës të Islamit.
Haxh Aman Dordi Akhund Jazdani, imami i komunitetit musliman sunnit në Boxhnourd, në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e lajmeve Taghrib në prag të përvjetorit të vdekjes të Imam Humejnit (r.a.) e ka quajtur themeluesin e Revolucionit Islamik si pionier i Unitetit Islamik dhe tha: Imam Humejni (r.a.), në dritën e unitetit islamik, mblodhi të gjitha grupet e njerëzve së bashku dhe përgatiti terrenin për fitoren e Revolucionit Islamik dhe gjithashtu nderoi Iranin.
Akhund Jazdani theksoi se lëvizjet islamike në vende të tjera muslimane, ndërsa për realizimin e zotimeve nga Imam Humejni (r.a.) tha:
Revolucioni dhe Zgjimi Islamik i cili është përhapur në shumicën e shteteve muslimane në fakt është frymëzuar nga Revolucioni Islamik në Iran.
Ai tha: Imam Humejni (r.a.) solli unitetin dhe solidaritetin mes muslimanëve të botës me mendimet e tij të larta dhe ky është ndikimi më i madh i liderit të Iranit në mesin e muslimanëve.
Imami i Xhamisë Ebu Hanifes në Buxhurd shtoi: Nëse ne jemi dëshmitarë të lëvizjeve islame në disa shtete islame, ajo është për shkak të globalizimit të revolucionit i cili ishte frymëzuar nga Imam Humejni (r.a.). dhe theksoi mbrojtjen e Revolucionit Islamik dhe gjithashtu karakterit të lartë të Imam Humejnit (r.a.) dhe përhapjen e unitetit islamik si misioni më i rëndësishëm i muslimanëve.
Imami sunni ka cituar Imam Humejnin (r.a.), ku udhëheqësi ka theksuar rëndësinë e solidaritetit mes muslimanëve dhe se nëpërmjet këtij uniteti muslimanët mund të mposhtin regjimin sionist të Izraelit.
Akhund Jazdani kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet për të ndarë muslimanët dhe për grabitjet e burimet të tyre natyrore duke i bërë thirrje komuniteteve islame të jenë të vetëdijshëm nga armiqët e tyre dhe për të ruajtur solidaritetin e tyre për konfrontim me armiqtë.
Ne jemi të gjithë përgjegjës në lidhje me Republikën Islamike të Iranit dhe ne duhet të përmbushim detyrat tona në fushën e pastrimit të shpirtit tonë, fitimin e dijeve dhe rezistencën ndaj armiqve tanë të huaj dhe vendas. Tha autoriteti musliman sunnit nga Buxhnurdi dhe shtoi, Ne jemi paralajmërues të unitetit në Botën Islame dhe bashkëjetesës miqësore mes muslimanëve shia dhe sunnitë në Iran dhe kjo një gjemb për armiqët, kështu, ata përpiqen për përçarje në mes muslimanëve dhe nxisin muslimanët kundër njëri-tjetrit përmes strategjive politike.
Akhund Jazdani ka ftuar muslimanët të jenë vigjilentë dhe të ndjekin rekomandimet e Imam Humejnit (r.a.) për të nxjerr në pah komplotet e armiqve.