Sauditët të frustruar me Iranin pas refuzimit të haxhinjve nga Irani
Sauditët janë duke pretenduar një rezultat me Republikën Islamike të Iranit nga refuzimi për t'i dhënë leje haxhinjve iranianë për të marrë pjesë në Haxhin e këtij viti, 2016.
Njëkohësisht me këtë, sauditët kanë hedhur poshtë çdo dyshim se ata kanë politizuar çështjen e Haxhit. Edhe më parë dhe pas sjelljes së turpshme ndaj dy të rinjve iranianë në aeroportin e Xhedas dhe mbytjes të haxhinjve iranianë në Mina, marrëdhëniet midis Iranit dhe Arabisë Saudite janë tensionuar më shumë se asnjëherë më parë.
Pas ekzekutimit të udhëheqësit musliman shiit në Arabinë Saudite, Shejh Namr Baker Al Namr, dhe prostatave masive kundër qeverisë saudite, marrëdhëniet midis dy shteteve u tensionuan shumë aq sa çuan në ndërprerjen e çdo kontakti diplomatik midis dy shtetev.
Tani, zyrtarët sauditë përpiqen për të zgjeruar fushën e konflikteve politike për të mbuluar Haxhin, duke kërkuar disa procedura shtesë për haxhinjt iranianë që dëshirojnë të kryejnë Haxhin këtë vit.
Ministri i Kulturës dhe Udhëzimeve Islame, Ali Xheneti ka kritikuar sjelljen e Arabisë Saudite ndaj haxhinjve të Iranit dhe tha se Haxhi i këtij viti do të jetë i mundur në rast të bashkëpunimit të duhur nga qeveria saudite, por, për fat të keq, gjatë muajve të fundit, qeveria saudite vazhdon zvarritjet. Protestuesit e zemëruar sulmuan ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran dhe konsullatën në qytetin e shenjtë në Mashhad në shenjë dëshpërimi ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj komunitetit shiit në Arabinë Saudite si dhe pas ekzekutimit të udhëheqësit musliman shia, Shejh el Nimr.
Ky veprim u dënua zyrtarisht nga zyrtarët e Iranit dhe është lëshuar vendim gjyqësor për të ndjekur penalisht të dyshuarit. Sauditët janë nxituar për të prerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Tani sauditët përpiqen të abuzojnë me çështjen e Haxhit, duke bllokuar kështu praninë e haxhinjve të Iranit në Haxh.
Gjatë tre muajve të fundit, janë bërë përpjekjet e mjaftueshme nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimeve islame të Republikës Islamike të Iranit, për të zgjidhur të gjitha çështjet dhe problemet përkatëse për Haxhin e këtij viti dhe të lehtësojë tensionin politik dhe dallimet në mënyrë që këto tensione mos të lidhen me çështjen e Haxhit. Por, kur është fjala për dërgimin e një delegacioni në Arabinë Saudite nga Irani për bisedime rreth Haxhit, u deshën dy muaj për shkak të zvarritjes së sauditëve të lëshojnë viza.
Pra, një pjesë e madhe e kohës iku për shkak të neglizhencës së Arabisë Saudite. Ana qesharake e çështjes është se qeveria saudite pretendon se Republika Islamike e Iranit politizon Haxhin dhe përkrah dallimet në fushën e fesë. Ministria saudite e Haxhit më 12 maj 2016 njoftoi në një deklaratë se Irani është përgjegjës përpara Zotit për vendimet e tij për Haxhin.
Arabia Saudite mirëpret praninë e haxhinjve gjatë Haxhit nga katër anët e botës. Natyrisht, një deklaratë e tillë është në përputhje me axhendën e qeverisë saudite.
Sundimtarët sauditë thonë se nuk do të parandalojnë praninë e haxhijve të Iranit në Haxh, por në praktikë, zvarritjet e tyre kanë shkuar deri në atë masë saqë nuk mjafton koha për koordinimet e nevojshme dhe regjistrimet e haxhinjve për dhënjen e vizave për ta.
Për më tepër, parakushtet e zyrtarëve sauditë për praninë e haxhinjve nga Irani në Haxh e kanë bërë punën e ritualeve hyjnore më të ndërlikuar. Arabia Saudite ka bërë të ditur se sa i përket ndarjes së marrëdhënieve diplomatike mes Teheranit dhe Rijadit, viza do të lëshohen në një vend të tretë. Gjithashtu, asnjë avion iranian do të lejohet të shkojë në territorin e Arabisë Saudite dhe haxhinjt do të transferohen me anë të avionëve sauditë.
Në ndërkohë, nën pretekste të kota të tilla si pengimi i lëvizjes së haxhinjve nga Irani gjatë Haxhit, zyrtarët sauditë nuk do të lejojnë iranianët për të recituar lutjen Kumeil dhe të mbajnë ceremoninë e mohimit të paganëve. Përkundër të gjitha zvarritjeve, zyrtarët iranianë kanë treguar vetëpërmbajtje.
Që nga fillimi, zyrtarët iranianë kanë pasur një kërkesë kryesore: garantimin e sigurisë së haxhinjve nga Irani. Kjo është një kërkesë e injoruar nga sauditët ku tragjedia në Mina ka ndodhur për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së zyrtarëve sauditë përgjegjës për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në Haxh.
Zyrtarët iranianë të Haxhit thonë se vizat duhet të lëshohen në territorin iranian dhe përmes ambasadës zvicerane.