Programe të ndryshme për fëmijët në Tehran në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kur’anit në Iran
Drejtori i Komisionit për Fëmijë i Edicionit të 24 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur'anit në Teheran, Iran, tha se programe të ndryshme janë planifikuar për fëmijët që vizitojnë ekspozitën këtë vit.
Xhelil Sadikzadeh tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se programet janë të dizajnuara të jenë zbavitëse dhe të këndshme dhe gjithashtu do të ndihmojnë për të përcjellë mësimet Kur'anore dhe mesazhet për fëmijët.
Programet janë në përputhje me moton e Expozitës , e cila është duke lëvizur në drejtim të kuptimit më të madh të Kur'anit.
Xhelil Sadikzadeh gjithashtu tha se hapësira e ndarë për seksionin e fëmijëve këtë vit do të jetë së paku një zonë prej 800 metra katrorë.
Ekspozita Ndërkombëtare e Kur’anit në Teheran organizohet çdo vit në muajin e shenjtë të Ramazanit nga ana e Përfaqësuesit të Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik të Iranit.
Qindra mijëra njerëz, përfshirë fëmijë dhe të rinj, e vizitojnë këtë ngjarje Kur'anore çdo vit.
Këtë vit, Xhamia e Imam Humejnit (r.a.) do të organizoi ekspozitën në muajin qershor, prej ditës 13 deri më 28 qershor, 2016.
Ekspozita do të ketë seksione të shumta, secila prej tyre i dedikohet një aktiviti të caktuar në lidhje me Kur'anin.
Burimi: IQNA News