Çfarë është hapi i ardhshëm rus në Siri?
Moska gjer tani ishte në pozitë të diktojë gjendjen, pasi që asnjë fuqi tjetër botërore nuk ishte e gatshme të vendos investim aq të madh. Mënyrat e mira të parashikimeve të hapave të mëtejme të Moskës në luftën e Sirisë janë dëgjimi i fjalimeve të liderëve politik dhe ushtarak rus, dhe pastaj përgatitjet për ndodhitë tërësisht të kundërta. Gjersa aktorët tjerë të këtyre ngjarjeve të përgjakshme kanë karakter me taktikat afat shkurtra, rusët shumë gjatë kanë pas strategjinë e përzierjes në Siri. Strategjia moskovite është hartuar gjatë marrëdhënieve të gjata historike me regjimin e Bashar al Asadit, si prioritetet e saja për ardhmërinë e Lindjes së Afërt e cila shumë shpejt do të ndërrohet. Për më tepër kjo është e padiskutueshme.
Putini është i bindur se pas pesë vitesh gjakderdhjesh në Siri, çfarë po ndodh dhe çfarë nuk po ndodh në teren, në grimcën më të vogël të saj, e panjohur për të gjithë përveç vëzhguesve të përkushtuar. Në këto vorbulle të mjegulltë të luftës, rusët kanë vendosur të fusin rrëfimin e tyre, duke kuptuar se me kontrollimin dhe mbajtjen e drejtimeve të vazhdueshme mund të shkruajnë draftin e parë të historisë dhe të ndikojnë në veprimet e tjerëve. Shtatorin e kaluar regjimi sirian ishte i lëkundur dhe se flitej sa më shumë për”zonën e sigurisë” në veri të Sirisë, të cilën e ka përkrahur Turqia. Në këtë ekuacion është përfshirë fushata ajrore ruse e cila dukshëm e ka ndryshuar baraspeshën e forcës.
Makineria ushtarake ruse atëherë ishte aktivizuar, ndërsa forcat opozitare siriane në tërheqje theksonin se mund të dallojnë aeroplanët luftarak rus nga ato sirian, pasi që kanë kuptuar se avionët rus kryesisht sulmonin natën dhe sulmet e tyre ishin intensive dhe të sakta. Paralajmërimet e vëzhguesve se bombat ruse po vrasin me qindra civilë lehtë janë mohuar, dhe se Moska thekonte se asnjë civil nuk ishte vrarë. Sikurse erdhën shpejtë, rusët edhe shkuan shpejt. Në mars shpallën fitoren dhe paralajmëruan tërheqjen, dhe kanë publikuar kumtesat e gazetave për çmimet të cilët i presin forcat e tyre prapa në atdhe.
Rëndësinë të cilën rusët kanë vënë në kontrollin e rrëfimeve dhe marrëdhënieve të përgjithshme me opinionin është parë me vizitat e tyre bazave ajrore, por ajo çfarë ndodhi në Palmirë do të mund të ngrit gjërat në nivel të ri. Të vetëdijshëm për faktet se çlirimi i lokacionit të njohur historik nga duart e grupit të armatosur të ISIS-it ka tërheq vëmendjen e shtuar mediatik në mënyrën të cilit nuk ishin në disponim në segmentet e tjerë të konfliktit, rusët kanë tejkaluar veten. Gazetarët të cilët bënin tregime për shfaqjen e orkestrit të teatrit Marinski në rrënojat e Palmirës, në të cilin ISIS-i kryente ekzekutimin e burgosurve, kanë fol për udhëtimit e gjatë nga Rusia, me orë të tëra të mbrojtjes së fuqishme në Palmira, dhe krejt vetëm për një shfaqje prej 15 minutash. Resurset dhe përpjekjet të cilët janë investuar në këtë shfaqje tregojnë se sa Moska është e gatshme të shohë për të rrëfyer tregimin për mbështetjen e saj qeverisë siriane të lëkundur në luftën saj kundër terrorizmit.
Megjithatë me ngecjen e përpjekjeve diplomatike amerikane që të mbajnë Rusinë për fjalën, kjo do të mund së shpejti të ndryshojë. Pas koncertit në Palmira, për të cilin është folur bukur shumë, në opinion kanë arritur incizimet në të cilët kinse tregohen njësit ruse të cilët ishin të stacionuara jo larg rrënojave të njohura të Palmirës. Pentagoni ka konfirmuar se e ka përcjell këtë lokacion dhe ka mohuar tregimin se rusët janë tërhequr, duke theksuar se numrat e njësive të saja përafërsisht janë të njëjta sikurse para tërheqjes së publikuar.
Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ajo çka është lajmëruar nga Palmira, nuk është bazë ajrore, që do të “ishte ekonomikisht jo e qëndrueshme”, por këtë qëndrim mirë të peshuar e ka komentuar edhe ministri rus i mbrojtjes Ogor Konaçenkov se atë nuk ka bazë ushtarake. Ekziston ndjeshmëria e arsyeshme të statusit të bazave detare të tyre në detin Mesdhe në Tartus, e cila është vënë nën thumbin e sulmeve të ISISI-it në këtë qytet dhe në Xhableh ditë më parë me ç’rast janë vrarë më shumë se 120 vetë.
Rusia gjer më sot ishte në pozitën e diktimit të gjendjes, pasi që asnjëra fuqi tjetër botërore nuk ishte e gatshme të vejë aksion aq të madh në tryezë sikurse Moska, apo të luajë në blofin e tyre. Por, thjeshtë e thënë, të thuhet se është fituar në luftën siriane është tjetër fare nga realizimi fitores dhe gjer më sot është konstant vetëm paparashikueshmëria e saj.
Në ndërkohë amerikanët kanë treguar se janë të aftë të kryejnë befasi të veta, sikurse që ishte udhëtimi 11 orësh i befasishëm i paparalajmëruar në veri të Sirisë të komandantit të komandës qendrore amerikan, gjeneralit Joseph Votel, të cilët e kontrollojnë Kurdë. Washingtoni kërkon mënyrat se si të rris forma të tjera të prezencës së tyre.
Ajo që është sfidë më e madhe për Rusinë, se a është duke ndërtuar bazën e re ushtarake, apo jo, është se a do të pranojë të mbështes diç që është e kapshme dhe për të cilin ka pranuar kohë më parë.
Me afatin se gjer më 1 qershor nga Kombet e Bashkuara do të duhej lejuar ndihmën humanitare hapësirave që janë në rrethim, diç e tillë që është kundër interesave të regjimit sirian. Moska do të duhej të jetë e shtrënguar të zbulojë se retorika e saj fsheh në tërësi komplet aksionet e saja në ardhmërinë e afërt.
Burimi: Al Jazeera