Kulturë

Kopja e parë e Kur’anit në Muzeun e Tataristanit , botuar në Japoni

500 kopje të Librit të Shenjtë, Kur’anit, të botuara në vitin 1934 nga tatarët turq,  kanë një rëndësi të madhe për tatarët në Japoni.

Kopja e parë e Kur'anit në gjuhën arabe e botuar  në Japoni është dorëzuar të hënën në Muzeun e Qytetërimeve Islame në Kazan, në kryeqytetin e Republikës Ruse të Tataristanit.

Marat Gibattinov, profesor në Akademinë e Shkencave në Tatarstan i cili negocioi për të marrë Kur’anin,  sipas Agjencisë, Anadolu Agency, Pesëqind kopje të librit të shenjtë janë botuar në vitin 1934 nga tatarët turq, që ka një rëndësi të madhe për tatarët në Japoni.

Kurban Galiev (1892-1972), një tatar  etnik  në mërgim në Japoni nga Mançuria,  pronar i Shtëpisë Burues në Tokio, i cili ka publikuar kopjet e Kur'anit në fjalë.

Marat Gibattinov tha se kopjet më të vjetra të Kur'anit të shtypura në Tokio u dërguan në 33 vende, duke përfshirë Egjiptin, Afganistanin  dhe Irakun, duke shtuar:

Ky botim është prezantuar edhe te perandori i Japonisë në atë kohë për të përcjellë mesazhin e Islamit në të gjithë vendin.

Kjo kopje e Kur’anit është me kopertinë prej lëkure, ma skaje të praruara dhe kështu  do të paraqitet në Muzeun e Qytetërimit Islam, pas restaurimit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: World Bulletin