Samiti në Ankara , feja dhe menaxhimi i krizave
Në Stamboll në Samitin Humanitar Botëror , Samiti më unik në botë, u organizua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, “për shkak se njerëzit po përjetojnë katastrofën më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore”. Në çdo rast, këtë e kërkojnë donatorët e rëndësishëm botërorë dhe shumë liderë të shteteve dhe qeverive, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel. Të gjithë ata u mblodhën më 23
Atë askush nuk mund ta shmangë. Fuqia e saj lëviz kodrat. Rëndësia e saj po bëhet gjithnjë e më e madhe. Fjala është për religjionin. Tani religjioni do të duhej të ndihmojë refugjatët për të filluar një jetë të re, për të nxitur zhvillimin ekonomik në vendet e varfra dhe zhdukjen e grupeve islamike terroriste.
Tema e fesë është në top-agjendën e Samitit. Në seancën e veçantë janë ftuar përfaqësues të komuniteteve fetare që para komunitetit botëror të shprehen se si mund të kontribuojnë për zgjidhjen e një numri të madh të krizave humanitare. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe ministri gjerman i Zhvillimit, Gerd Müller.
“Bashkësitë fetare në të gjithë botën në fushën e shëndetësisë, arsimit, ushqimin dhe kujdesin e refugjatëve ofrojnë një mbështetje shumë të madhe”, thotë Müller. 80 për qind e popullsisë së botës deklarohet si religjioze. Ministri gjerman beson se udhëheqësit fetarë duhet të angazhohen në biseda për shumë tema. Nisma e tij hasi në përkrahje të gjerë nga organizatat humanitare myslimane. “Qeveria gjermane është sigurisht e lumtur që ne ekzistojmë”, tha Nuri Köseli, zëdhënës i “Islamic Relief Deutschland”. “Në Siri ne kemi kontribuar shumë”, thotë Köseli.