Fondacioni Humanitar “AGA KHAN” i udhëhequr nga myslimanët shiit, donator kryesor botëror me 625 milion në vit
Në Istambull u mbajt “ Samiti Humanitar Botëror ku u përmend se faktor kryesor në ndihmesa humanitare janë fetë dhe rolin kryesorë e luajnë liderët fetarë. Në këtë samit nuk ishte ftuar Islamic Reliefi, ngase ka mbështetur dhe financuar islamistët dhe veprat terroriste
Bashkëpunimi me udhëheqësit fetarë është i bazuar në një eksperiencë shumëvjeçare. Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për më shumë se 50 vjet bashkëpunon me organizatat kishtare humanitare të tilla, si: “Bukë për botën” dhe “Misereor”, për projektet e të cilave çdo vit ndan 200 milionë euro.
Një nga donatorët kryesorë të ndihmës humanitare dhe të bashkëpunimit për zhvillim është “Aga Khan Development Network” (AKDN). Këtë rrjet prej 80.000 bashkëpunëtorëve dhe një buxhet vjetor prej 625 milionë dollarë për 60 vjet e udhëhoqi Aga Khan, udhëheqësi shpirtëror Nizar, nga sekti shiitë i Islamit.
Përkundër të gjitha përpjekjeve për dialog dhe bashkëpunim për zhvillim, edhe në Samitin Humanitar Botëror do të ketë pikëpamje të ndryshme fetare. Një institucion me qëllim nuk është ftuar në Stamboll. Kjo është, “International Islamic Relief Organization of Saudi Arabia” (IIROSA.) Organizata humanitare e themeluar me dekret mbretëror në vitin 1979, përveç ndihmës humanitare, ofron ndihmë financiare për ndërtimin e xhamive dhe sipas OKB-së dyshohet për mbështetje të islamistëve.