Forcat siriane vrasin guvernatorin e ISIS-it në Deir ez-Zor
Një luftëtar i shquar i ISIS-it dhe guvernator i Deir ez-Zor, Ebu Khadixhah al-Masri u vra së bashku me anëtarët e tjerë të ISIS-it gjatë përleshjeve me forcat e ushtrisë siriane në lindje të Sirisë, raportuan aktivistët të dielën.
Al-Masri, një terrorist egjiptian, i cili iu bashkua radhëve të ISIS-it në vitin 2014, u emërua nga udhëheqja e grupit si Vali, ose Guvernator, për ISIS-in në Deir ez-Zor. Ai u bashkua me fushatën ushtarake në mbrojtje të krahinës të pushtuar nga ISIS-i në Sirinë lindore kundër trupave të ushtrisë të regjimit.
Më shumë se 15 luftëtarë të ISIS-it u vranë të dielën, duke përfshirë al-Masri, në përleshjet me ushtrinë siriane në afërsi të aeroportit ushtarak të Deir ez-Zor, tha aktivisti i media, Salman Hammadi në Deir ez-Zor.
Përleshje të ashpra u zhvilluan të dielën në rrethin e Tharda-s pranë bazës ajrore. Militantët e ISIS-it u detyruan të tërhiqen në drejtim të qendrës së qytetit, pas vdekjes dhe plagosjes të dhjetra luftëtarëve të grupit nga granatimet e ushtrisë Siriane.
Pas një përpjekje të dështuar për të sulmuar bazën ajrore ushtarake, militantët e ISIS-it kanë nisur dy sulme me makina-bombë në lagjen që mbrohet nga forvat ushtarake të regjimit në Sina, në lindje të qytetit Deir ez-Zor, duke vrarë të paktën katër forcat pro-regjimit dhe duke plagosur të tjerë.
Sulmet me makina-bombë erdhën në përgjigje të vdekjes së al-Masri dhe luftëtarëve të tjerë të ISIS pranë bazës ajrore Deir ez-Zor, tha një burim i afërt me ISIS-in.