Iraku

ISIS teston armët kimike në të burgosurit

    

Një metodë e re e hulumtimit të armëve kimike të organizatës ISIS ka marrë një trend të tmerrshëm, ai ka filluar testimin e klorit dhe gazit mustard   ndaj të burgosurve në zonat me popullsi të dendur të Mosulit.

Organizata ekstremiste është raportuar të ketë ngritur laboratorë në lagjet e banimit brenda qytetit Mosulit për t’u shmangur nga sulmet ajrore të koalicionit.

ISIS-i  është raportuar se ka një departament të veçantë për kërkimin e armëve kimike përbërë nga shkencëtarë irakianë të cilët kanë punuar në programet e armëve kimike gjatë regjimit të Sadam Huseinit, si dhe ekspertë të huaj. 

Drejtori i armëve kimike në departamentin e hulumtimit, Sleiman Daoud al-Afari, u kap më parë gjatë një kontrolli nga ana e forcave speciale amerikane jashtë Mosulit, dhe tani ai është duke punuar për ISISi-in rreth armëve  kimike. 

Al-Afari tani është zëvendësuar nga Ebu Shaima, një mjek irakian i cili ka punuar në Universitetin e Bagdadit gjatë regjimit të Partisë Baath.

Për të mbrojtur ato kundër sulmeve ajrore të koalicionit, Shaima i ka larguar armët kimike nga laboratorët e saj kryesorë në universitetet e Mosulit dhe Tel Afar, në zonat e banuara.

Muhandsin, një lagje e krishterë në Mosul aktualisht kontrollohet nga militantët e ISIS-it, ka disa shtëpi të përdorura nga ekstremistët për të kryer eksperimente me armë kimike vdekjeprurëse.

ISIS-i  tani po kryen eksperimente mbi të burgosurit në Mosul, për të testuar toksicitetin e armëve kimike.

Ekstremistët kanë kapur sasi të mëdha të klorit industrial në Irak dhe Siri dhe ata thuhet se kanë ekspertë për të bërë gaz mustardë.