Etika, thelbi i mendimit të Imam Humejnit
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe i Organizatës së Arkivave, Sejjid Riza Salehi Amir theksoi se etika është esenca e mendimeve të Imam Khomeini (RA).
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IKNA, Riza Salehi Amiri tha se mendimet e Imamit Humejnit, të cilat formuan themelet e establishmentit politik me origjinë nga Revolucioni Islamik, bazuar në etikë, drejtësi, liri dhe pavarësisë, janë të rëndësishme.
Ai shtoi se arritjet kryesore të mendimit të Imam Humeinit janë të lidhura me etikën.
Sipas zyrtarit, Imam Humejni (r.a.) e konsideronte edhe mendimin kulturor si origjinë e evolucionit të shoqërisë..
Ai iu referua paragjykimeve dhe padrejtësisë, për origjinën hyjnore të pushtetit dhe të drejtësisë dhe mendimeve të tjera të themeluesit të Republikës Islamike.
Ai theksoi nevojën për paraqitjen e mendimeve dhe ideve të Imam Humejnit për brezin e ri, në mënyrë që shoqëria të vazhdojë në rrugën e duhur.
Në vende të tjera, Salehi Amiri ka thënë se diskursi i Imam Humejnit është i lirë nga dhuna, duke vënë në dukje se gjatë viteve të gjata që çuan në fitoren e Revolucionit Islamik në vitin 1979, Imam Humejni u përball me pengesa, kufizime, arrestime dëbime, në mërgim, por kurrë nuk shqiptoi një fjalë që shfaqte dhunë për kundërshtarët e tij.
Gjatë atyre viteve, Imam Humeini nuk bëri thirrje për dhunë dhe u mbështet vetëm në fuqinë e masave në luftën kundër Shahut, tha ai.
Ai shtoi se gjuha Imamit ishte gjuha e këshillimit, rekomandimit, promovimit të virtytit dhe parandalimit të vesit.
Salehi Amiri vazhdoi duke thënë se bota muslimane është ende krenare dhe e përkushtuar ndaj Imam Humeinit dhe mendimeve të tij, etikës dhe njohurisë.
Burimi: IQNA News