Kreditorët e SHBA-ve nga bota
Kina dhe Japonia janë kredituesit më të mëdhenj të SHBA-ve, ndërsa Arabia Saudite është pas tyre. Borxhi amerikan i Arabisë Saudite sipas shënimeve më të reja të muajit mars të vitit 2016, ishte 116, 8 miliard dollar, cek Ministria e financave amerikane, e cila sikurse përcjell Bloombergu, ka publikuar shënimet për borxhin amerikan ndaj regjimit saudit për herë të parë në 40 vitet e fundit. Theksohet se tani Washingtoni i ka borxh Riadit 6% më pak se në janar të këtij viti kur ka arritur nivelin rekord të borxhit. Më herët shënimet për debit amerikane ndaj Arabisë Saudite gjithmonë janë publikuar ndaras, dhe kurrë nuk ishin të përfshira në regjistrin e borxhit të vendeve anëtare të OPEC-ut, i cili në shkurt të këtij viti ishte 281 miliard dollar.
Në krye të kreditorëve kryesor amerikan janë edhe më tutje Kina me 1300 miliard dollar dhe Japonia me 1100 miliard dollar. Sikurse dihet më parë, Arabia Saudite e ka kërcënuar SHBA-të se do të shes letrat me vlerë prej 750 miliard dollar, në rast se Kongresi lejon ligjin i cili do të mundësojë hetimin për rolin e Arabisë Saudite në sulmet terroriste me 11 shtator 2001. Njëkohësisht presidenti amerikan Barack Obama ka bërë gjithë të mundurën që të parandalojë hetimin për përzierjen e dinastisë al Saud në sulmet terroriste. The Guardiani ka publikuar artikullin e gazetarit Muhamed Bazisë i cili shkruan se pushtetarët saudez disa vite me radhë përpiqen të mohojnë çfarëdo përzierje në ngjarjet e 11 shtatorit 2001. Por, qeveria amerikane refuzon të publikojë 28 faqe të hetuesisë sekrete të kongresit amerikan për sulmet, dhe në sekretin më të madh mban çfarëdo lidhje të mundshme të qeveritarëve saudite me sulmet terroriste. Sipas autorit, tani duhet dhënë përgjigje në dëshirat e mëdha të amerikanëve të mësojnë të vërtetën, ndërsa çasti është i përshtatshëm edhe për pakënaqësinë për shkak të agresionit saudit në Jemen dhe shkeljen e drejtave njerëzore në vet Arabinë Saudite. Për sa i përket vlerave të letrave shtetërore me vlerë dhe publikimin e borxhit për herë të parë në histori, është porosi e qartë Riadit se nuk e mban në grusht SHBA-të sa është menduar. 116 miliard dollar borxh është shumë e madhe, por jo aq e lartë në krahasim me borxhin e SHBA-ve ndaj Kinës apo Japonisë. Nga ana tjetër, investimet ruse në letrat me vlerë në thesarin amerikan janë zvogëluar në shkallë më të ultë që nga tetori. Rusia prapë e ka zvogëluar investimet në letrat me vlerë shtetërore amerikane. Në mars investimet ruse në thesaret e letrave me vlerë ishin 1, 6 miliard dollar dhe gjithsejtë janë 86 miliard dollar, me të cilin Rusia zë vendin e 16-të në mesin e kredituesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Letrat me vlerë të shteteve të jashtme që i kanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithsejtë 6 287 miliard dollar amerikan.
Burimi: altermainstreaminfo.hr