Deklarata të pazakonta të vajzës së Ali Sheriatit...
Dr. Sara Sheriati: Irani është shteti musliman ku gratë kanë jetën sociale më shumë aktive se çdo vend tjetër dhe për këtë gjë duhet të jetë shembull frymëzues për vendet e tjera muslimane.
Dr. Sara Mezinani Sheriati, fëmija i tretë në rradhë i katër fëmijëve të Dr. Ali Sheriati ka lindur në Paaris në vitin 1964. Ka përfunduar studimet universitare, masterin dhe doktoraturën në fushën e sociologjisë në universitetin Sorbonne dhe Ehess dhe më pas është kthyer në Iran. Jeton tashmë prej nëntë viteve në Teheran dhe punon si antare akademike në fushën e shkencave sociale në Universitetin e Teheranit. Më së shumti, ajo është përqëndruar në kërkimin në sociologjinë religjoze. Kemi realizuar këtë artikull me atë vetë rreth tematikave të shoqërisë, arsimit, politikës dhe historisë në Iran.
Zonja Sara, ju ushtroni profesionin e akademicienes në Universitetin e Teheranit. Si një grua akademiciene, si mund ta përkufizoni “të qënit grua në Iran”?
Kam disa
gjëra për të thënë në lidhje me mënyrën sesi shihen gratë iraniane në botë dhe
sesi është vërtetë gjendja e këtyre grave. Fakti se gratë iraniane janë të
viktima të shumë kufizimeve, është një ndër tematikat të diskutuara më së
shumti në opinionin publik botëror. Ndoshta nuk mund të thuhet se kjo gjë është
plotësisht e pavërtetë, por gjithashtu nuk mund të thuhet kurrësesi se është
krejtësisht e vërtetë. Sigurisht që kufizimet janë ekzistenciale, megjithatë
liria dhe pavarësia në jetën sociale dhe në jetën publike të grave të Iranit është
në një gjendje më të mirë se ajo e shumë vendeve që mbahen si “moderne”. Çdo
ditë e më shumë, në universitete rritet numri i grave studente dhe grave të
stafit të akademikëve.
Konkretisht gjenden tre elementë në themelin e rritjes së rëndësisë së grave në shoqëri; politikë, letërsi dhe fe. Faktori i parë, pas Revolucionit janë politikat e arsimit. Në ditët e sotme është rritur dukshëm përhapja e studimeve universitare. Hapja e universiteteve të shumta, të këtilla si Seraseri, Azad, Pejami Nur etj. i ka hapur rrugën vizionit të të rinjve pa bërë dallim mes grave dhe mes burrave. Në Iran nuk ka asnjë diskriminim mes grave dhe burrave, përsa i përket të drejtave të arsimit. Madje, sipas statististikave, ndryshe nga sa pritej, në numrin e personave që ndjekin studimet universitare, raporti i grave është më i lartë se ai i burrave.
Faktori i dytë është roli që ka luajtur poezia dhe letërsia, madje aq sa menjëherë pas konstitucionalizmit, të drejtat e grave dhe dëshirat e tyre në shoqëri janë të mbrojtura dhe të ngritura mbi këtë themel. Kohë më parë, poetët përbënin në të njëjtën kohë edhe klasën intelektuale të shoqërisë dhe në poezi shtjelloheshin dhe diskutoheshin tema të këtilla si ligjet, drejtësia, liria dhe problematikat e grave. Rolin e poetëve në kohën e konstitucionalizmit, po e loajnë në ditët e sotme në mënyrën më të mirë intelektualët dhe shumica e tematikave letrare që diskutojnë përfshijnë ligjin dhe të drejtat e grave. Për këtë arsye, shumica e shoqërisë është e vetëdijshme për të drejtat e grave.
Ndërsa faktori i tretë është roli që ka luajtur feja. Përpara revolucionit, një pjesë e madhe e shoqërisë nuk dëshironin t’i dërgonin veçanërisht vajzat në shkollat që gjendeshin në qytete. Sepse sipas tyre, ndjekja e shkollës së djemve dhe vajzave bashkë nuk ishte një sjellje me vlera morale dhe familjet dëshironin që vajzat e tyre, përveç mësimeve të tjera të ndiqnin edhe mësime fetare. Pa revolucionit, duke marrë parasysh edhe këtë kërkesë të shoqërisë u mundësua që djemtë dhe vajzat të ndiqnin shkollën në ambjente të ndara. Pas realizimit të kësaj situate u rrit ndjeshëm përqindja e pjesëmarrjes në shkolla. Shoqëria e cila e kishte kufizuar gruan për hirë të fesë dhe traditës, në të vërtetë pas revolucionit e ka vënë në plan të parë rolin e gruas.
Atëherë, si mund ta përshkruajmë imazhin botëror të grave iraniane në këtë këndvështrim?
U bënë më shumë se nëntë vjet që jam kthyer në Iran dhe në fillimet e mia, mendimi im rreth gjendjes së grave në Iran ishte konsiderueshëm negativ. Pasi u ktheva, kuptova se gjendja nuk ishte ashtu siç kisha menduar. Gratë, në një mënyrë aë nuk ishte parë më parë, ishin mjaft të lumtura në shoqëri dhe gëzonin të drejtën që të vendosnin për jetesën e tyre. Ajo çfarë mbart rëndësi është fakti se ka shumë dallim mes udhëheqjes së momentit dhe jetës shoqërore. Imazhi i Iranit në botë dhe imazhi që Irani i përcjell botës nëpërmjet rrugëve të mediave është vetëm imazhi i udhëheqjes së momentit. Bota nuk gëzon informacion të mjaftueshëm mbi shoqërinë iraniane.
Me ardhjen e Ajetullah Humeinit, në vendin e Ajetullah Buruxherdi, pas vdekjes së këtij të fundit edhe Islami politik u bë më i ndikueshëm në shoqëri. Islami politik, na vazhdimësinë e tij ka bashkësjellë edhe gjëra të tjera dhe është bërë arseja që gratë të përfshihen në politikë. Lufta Iran – Irak ka qënë një tjetër faktor që e ka vënë gruan në plan të parë. Zvogëlimi i ndjeshëm i numrit të burrave në shoqëri si pasojë e luftës dhe nevoja për gratë kanë mundësuar rritjen e rolit të gruas në shoqëri, si gjatë luftës, por edhe pas saj. Pas luftës, gratë kanë mbushur pozicionet e mbetura bosh në të gjitha fushat e shoqrisë dhe kjo gjendje vazhdon ende e këtillë edhe sot.
Irani është shteti musliman ku gratë kanë jetën sociale më shumë aktive se çdo vend tjetër dhe për këtë gjë duhet të jetë shembull frymëzues për vendet e tjera muslimane. Në ditët e sotme, ende edhe sot, në disa shtete muslimane vazhdojnë problemet për përfshirjen e grave në shoqëri.
Dihet tashmë se, në Iran
shkencat e natyrës zënë një vend të rëndësishëm në studimet universitare. Cila është
gjendja e shkencave humane në studimet universitare dhe në cilat fusha mundësohet
mësimdhënia?
Ka larmishmëri në programet mësimore si në kuprimin e përgjithshëm ashtu edhe në atë të veçantë. Departamentet dhe lëndët që zhvillohen nën çatinë e shkencave sociale janë të ngjashme me modelet që aplikohen në gjithë botën. Megjithatë ka ndryshim në pikëpamjen e lëndëve të përgjithshme në Iran. Në Iran, bashkëngjitur me lëndët e degës së caktuar jepen edhe mësime në lidhje me Islamin, Historinë dhe Shkencat Islame. Mund të them se nga ky këndvështrim ndryshojmë me gjithë botën.
Nga ky drejtim mund të thuhet se shmangen edhe punimet në lidhje me krahasimin me Perëndimin. Duke qënë se, thelbi i çështjes është se ka një frikë se mos ka pika të përbashkëta me Perëndimin [duke qeshur]. Për shembull, nëse marrim në shqyrtim Ibn Haldunin dhe Karl Marksin (për shembull, në një vepër të Jean Paul Charnay [Pikëpamjet në lidhje me Islamin, Frojdi, Marksi, Ibn Khaldun, L’Herne, 2002. Francë] është bërë një krahasim i Ibn Khaldunit, Frojdit dhe Marksit,) gjenden problematika si në pikëpamjen lindore ashtu edhe në pikëpamjen perëndimre. Në Francë, mua Ibn Haldun më është paraqitur si një materialist, ndërsa në Iran, Ibn Haldun paraqitet si moralist. [duke qeshur] Domethënë në çdo vend dalin në pah veçantësi të ndryshme.
Nëse e shohim Ibn Haldunin nga një këndvështrim krahasimor, shohim një sociolog musliman zotërues i dijes. Nëse marrim në konsideratë vetëm Ibn – të emrit të tij Ibn Haldun – [duke qeshur] shohim se është musliman, “njëri prej nesh” dhe asgjë më shumë.
A mund të themi se ky
këndvështrim i shkencave sociale pengon rritjen e Ali Sheriatëve të rinjë?
Shikoni, nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin ujë. Ali Sheriati ishte një individ i veçantë dhe atë e bënë të këtillë kushtet e kohës në të cilën ai u gjend. Çdo gjë duhet ta vlerësojmë sipas gjendjes së kohës që i përket. arksi shprehet se “Përparimi i një shoqërie lidhet me ngushtësinë e marrëdhënies së grave me gjëndjen e shoqërisë.” Sipas mendimit tim, përparimi i një shoqërie lidhet ngushtë me pikëpamjen që shoqëria ka kundrejt shkencave humane. Në këtë këndvështrim mendoj se ekzistojnë shumë njerëz të vetërealizuar, megjithatë ata nuk gjenden në vendin dhe vlerën që meritojnë dhe se zëri i tyre nuk dëgjohet mjaftueshëm si në botë ashtu edhe në Iran.
A e nxit kjo pikëpamje e tillë kundrejt dijeve sociale edhe një herë një lëvizje reformatore?
Në fakt, çështja këtu nuk është një çështje në lidhje me shkencat sociale. Çështja këtu është se ka shoqëria është e ndërgjegjshme dhe e virtytshme. Me shprehjen e Sheriatit: “Fitorja e revolucionit mund të kthehet në tragjedi nëse mungon ndërgjegjësimi i shoqërisë!” Në fund të fundit çështja jonë më primare dhe më thelbësore nuk është as rekuperimi as revolucioni, ndoshta është mungesa e ndërgjegjësimit të shoqërisë. Ndërgjegjësimi i shoqrisë në këtë kuptim është detyra kryesore e intelektualëve të një shoqërie. Ky ndërgjegjësim është elementi më i thelbësishëm për jetësimin e revolucionin dhe për garantimin e vazhdimësisë së tij.
Zonja Sara, parë në këtë
këndvështrim, si i interpretoni këmbëngritjet e realizuara nga popujt në
Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut?
Në fakt, ashtu siç edhe e kam theksuar edhe më lart, ekziston një kundërshtim i fortë kundrejt udhëheqjeve në botën arabe, megjithatë , a ka shoqëria një mjet intelektual për të mundut të shpreh këto kërkesa? Të dëshirosh një revolucion, duhet që të kesh ndërtuar një themel të fortë të mendimit për ta bërë këtë revolucion të përjetshëm. Duket se, kjo lëvizje, për arsye të shumta, fatkeqësisht nuk zotëron jë themel intelektual të fortë dhe kjo gjë është shqetësuese. Pikërisht për këtë arsye është e papërcaktueshme nësi fati i kësaj lëvizjeje dotë jetë apo jo ashtu siç dëshirojnë popujt.
A prisni një paketë ndryshimesh në politikën dhe në shoqërinë iraniane pas zgjedhjeve të fundit të muajti të kaluar?
[duke qeshur] Sa herë që në Iran ka zgjedhje, e gjithë bota emocionohet më shumë se Irani. Më përpara, edhe në shoqërinë iraniane zgjedhjet ishin emocionuese, por tashmë, në ditët tona nuk ka mbetur më emocioni i mëparshëm. Shumica e shoqërisë nuk i jep shumë rëndësi. Nëse pyesni në rrugë dikë për datën e zgjedhjeve, me shumë mundësi ai nuk do ta dijë. Për shembull, edhe unë nuk e dija [duke qeshur]. Gjithsesi, edhe lista e kandidatëve ishte shumë homogjene, çka do të thotë që në një të ardhme të afërt nuk do të kemi ndonjë ndryshim të rëndësishëm.
Cili është këndvështimi i
divergjencës etnike dhe fetare në Iran; si në pikëpamjen shoqërore, ashtu edhe
atë udhëheqëse?
Irani është një shtet që ka ndryshueshmëri etnike dhe fetare. Kurtët, lorët, belucët, persianët, turqit etj. disa grupe të ndryshme etnike jetojnë prej shekujsh tashmë pranë njëri-tjetrit dhe kanë marrëdhënie paqësore. Gjithashtu, ndodhen edhe shumë grupe të ndryshme fetare: të krishterët, zarathustrat bashkë me hebrenjtë, po ashtu gjenden më së shumti në vendet kufijëtare sunnitë. Kjo larmishmëri etnike dhe fetare është prej pasurive dhe vlerave historike dhe kulturore të Iranit. Megjithatë, siç kanë ekzistuar më parë, edhe sot ka prej atyre që bëjnë nacionalizëm, por përpara ligjit të gjithë janë shtetas iranianë të barabartë. Lënë të gjitha këto mënjanë, feja zyrtare është Ismali, dhe logjikisht ndikimi i Shiizmit është më i madh. Në Iran, politika aktuale udhëheqëse është e fortë dhe e mbledhur në një dorë të vetme, duke i lënë pak hapësirë ndryshueshmërisë të dalë në plan të parë. Gjuha zyrtare është persishtja, medhhebi zyrtar është shiizmi dhe natyrisht kjo situatë mund të shkaktojë pakënaqësira tek grupimet e tjera.