Jezusi në Kur’an dhe Bibël Ekspozita në Greqi
Një ekspozitë e kaligrafisë arabe me titull Jezusi (a.s.) në Kur’an dhe Bibël, organizuar në Athinë, në kryeqytetin e Greqisë.
Sipas faqes alahram website, Qendra Kulturore e Egjiptit ka organizuar ekspozitën, e cila përmban ajete Kur'anore dhe versete nga Bibla në lidhje me Isain (a.s.).
Sektori i Jashtëm i Ministrisë së Kulturës dhe Marëdhënieve të Egjiptit ka bashkëpunuar në mbajtjen e ekspozitës.
Një seminar edukativ është zhvilluar gjithashtu në margjinat e ekspozitës për fëmijët egjiptianë që banojnë në qytetin grek për t’u njohur me artin e kaligrafisë dhe alfabetin arab.
Veprat e artit të paraqitura në ekspozitë janë të kaligrafit egjiptian, Salah Abdul Halik, ndërsa në workshop ka ligjëruar Hussein Mar’i, Drejtor i Qendrës Kulturore të Egjiptit në Athinë.
Burimi: IQNA News