Kulturë

Numër i madh i turistëve viziton Bibliotekën Kur'anore të Qerbelasë

Një numër i madh i turistëve në Xhaminë e Imam Hussejnit në Qerbela po viziton Bibliotekën e Specializuar Kur’anore, e lidhur me Dar-ul Kur’an të Kujdestarisë së Xhamisë së Shenjtë në Qerbela.

Sipas faqes së internetit të Dar-ul-Kur’anit, Rafid Shahid, i cili është në krye të bibliotekës, ka thënë se biblioteka është pajisur kohët e fundit me kopje dixhitale të Kur'anit, me publikime Kur'anore, arsimore dhe me produkte Kur'anore software.

Libra Islame, kaseta Kur'anore, dhe revistat Kur'anore të publikuara nga Dar-ul-Kur'an janë gjithashtu në mesin e veprave të paraqitura në bibliotekë.

Dar-ul-Kur'an ka pajisur bibliotekën me qëllim të zhvillimit dhe të përhapjes të kulturës Kur'anore.

Kjo është biblioteka e parë e specializuar Kur'anor në Irak e cila ofron një kolekcion të librave më të fundit, si dhe vepra të rralla dhe të çmuara Kur'anore që datojnë shekuj më parë. 

Burimi: IQNA News