Siria

100 vjetori i marrëveshjes koloniale Sykes-Picot

Sot me 16 maj 2016 shënohet një ngjarje e rëndësishme në rajonin e Lindjes së Afërt. Para 100 vitesh Britania e Madhe dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshjen koloniale me të cilin e kanë ndarë rajonin e Lindjes së Afërt  në mes vete. Rajoni edhe sot është me plot kufijtë të cilët nuk paraqiten në hartat zyrtare të cilët janë vizatuar në bazë të marrëveshjes Sykes-Picot të nënshkruar me 16 maj 1916. I njohur sipas emrave të diplomatëve të cilët bile nuk ishin as ekspertë për Lindjen e Afërt, me të cilin Britania e Madhe dhe Franca kanë siguruar zonat e ndikimit në territoret e Perandorisë Osmane së dikurshme, me ç’rast e kanë fut rajonin në dekada të konflikteve  etnike dhe fetare dhe ekstremistëve të ashtuquajtur”Shteti Islamik” të cilët e shpallën kalifatin e tyre.             ”Marrëveshja për Azinë e vogël” është një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Lindjes së Afërt bashkëkohore, me 16 maj 1916 në mënyrë sekrete, me pëlqimin e Rusisë, kanë hartuar dy fuqitë e atëhershme koloniale. Pasi që Londrës dhe Parisit i janë lejuar që vet të definojnë kufijtë brenda zonave të tyre të ndikimit, anglezja Gertrude Bell në bazë të kësaj marrëveshje ka vizatuar hartën e re të Orientit të ri arab. Anglezët kanë marrë kontrollin në jug të Irakut dhe  Palestinën, nga bregdeti i Mesdheut gjer te lumenjtë e Jordanisë dhe Cisjordanisë. Francezët kanë marrë kontrollin në juglindje të Turqisë, veriun e Irakut, Sirinë dhe Libanin. Britanikët me territorin e Irakut të sotshëm direkt kanë qeverisur nga viti 1920-1923, kur Mosullin dhe Bagdatin e fusin në kuadër të shtetit të ri të formuar. Në vitin 1923 do të vendosin mandatin në territorin e Palestinës duke premtuara arabëve falënderim për luftën e tyre kundër Turqisë, njëkohësisht edhe territorin që e mbanin në vitin 1948 do të mundësojnë hebrenjve të themelojnë shtetin e Izraelit. Francezët e tërheqin Libanin nga Siria, ndërsa mandati i tyre mbi Sirinë dhe Libanin do të zgjat nga viti 1923 gjer më 1946. Në bazë të një shekulli të historisë nuk është vështirë të nënvizohet dhe të vendoset lidhja direkte në mes kufijve të cilit i kanë vendosur evropianët dhe jostabilitetit kronik në Lindjen e Afërt. Rajoni i cili ka përfunduar në dizajnin kolonialist është treguar shumë i dobët dhe jo i organizuar që në mënyrë më efikase të rezistojë okupimit, sikurse kolonializmit të djeshëm ashtu dhe neokolonializmit të tanishëm. Pika e kthesës do të mund të ishte dukuria e fenomenit të ashtuquajtur ”Shtet islamik”,  grupit militant sunit i cili në qershor të vitit 2014 në Mosul, në territorin nga Eufrati gjer në Mesdhe kanë shpallur kalifatin, i cili e refuzoi termin nacional. Lideri Ebu Bakr el Bagdadi i dërgoi luftëtarët e tij në shkretinë me buldozer të rrënojnë stacionin e vogël e cila ka treguar kufirin në mes dy shteteve arabe, Irakut dhe Sirisë.

“Fundi i marrëveshjes Sykes-Picot” kanë porositur në anglishte ekstremistët me mjekra në njërin nga video incizimet propaganduese.”Inshallah do të jep Zoti, që kjo nuk do të jetë kufiri i parë që do ta rrënojmë”. Tema e vizatimit të kufijve të rinj në Lindjen e Afërt nuk është në ambiciet vetëm të islamistëve dhe kurdëve. Spekulohet në planet për ndarjen e Irakut dhe Sirisë në pjesën shiite, sunite dhe kurde. Një numër jo i vogël i analizave të luftës qytetare në Siri përfundon me konkludimin për fragmentimin e vendit sipas vijave sunite, shiite dhe kurde. Palestinezët edhe më tutje presin kufijtë  e shtetit të tyre, ndërsa çfarë statuti duan Gaza, Sinaji, në të cilin liderët beduin janë në lidhje me ISIS-in dhe Al Kaidën, me ç’rast ky territor është shndërruar në territor pothuajse jashtë kontrollit të Kairos. Në Liban Hezbollahu i fuqishëm faktikisht e ka shtetin e vet në jug të Libanit. Enigmë është se a do të vazhdojnë fuqitë e mëdha të përkrahin politikën, të cilin konfliktet etnike dhe sektare po përpiqen të rikthejnë në pozitën e mëparshme  apo përfundimisht do të kuptojnë se marrëveshja Sykes-Picot është e vdekur?