Mbi 100 terroristë arriten në Halep të Sirisë përmes kufijve të Turqisë
Mbi më shumë se 100 anëtarë të grupt terrorist Frontit al-Nusra arritën në krahinën veriore të Halepit të bashkohen me shokët e tyre në luftën kundër popullit sirian, kështu njoftuan burimet lokale të enjten.
Sipas banorëve të fshatit Kafar Hamra në Halep, terroristët hynë në rajon nëpër zonat kufitare me Turqinë.
Gjithashtu, burime të informuara thanë dje se dhjetëra terroristë të tjerë kanë kaluar kufirin turk me provincën veriore siriane të Halepit për t'u bashkuar me shokët e tyre të Frontit al-Nusra.
Një grup terroristë prej 70-të anëtarësh, të trajnuar dhe furnizuar në Turqi, kanë hyrë Anadan në territoret e Halepit të Veriut në grupe për t'u bashkuar me Frontin al-Nusra, të lidhur me grupin terrorist Al-Kaida.” Qendra për Paqe dhe Koordinim e Sirisë në Hemeimim, duke shtuar se terroristët e freskët kanë sjellë me vete tri automjete të ngarkuar me municion dhe armë.
Njësitë e artilerisë të terroristëve të Frontit Al-Nusra ka vazhduar të bombardojnë dy lagjet, lagjen e Shejh Makdud dhe el-Amerijeh dhe aeroportin e al-Neireb, tha qendra, duke shtuar, Kampi i Refugjatëve Handarat, gjithashtu, u bambardua me mortaja nga Fronti al-Nusrat.
Të hënën, katër civilë u vranë kur grupet terroriste qëlluan me raketa dhe predha në një numër të lagjeve të banimit në qytetin e Halepit dhe në rrethin e Halepit.
Një burim nga Komanda e Policisë e Halepit Aleppo thanë se një djalë i vogël, një vajzë e vogël, dhe dy gra u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga predhat e shkrepura nga terroristët në lagjen al-Midan.
Burimi shtoi se predhat shkaktuan edhe shembjen e një shtëpie dhe kanë dëmtuar një numër të shtëpive dhe makinave në këtë lagje.