Kulturë

Irani dhuron kopje të Kur’anit dixhital për studentët në Ugandë

Disa studentë muslimanë janë përfituesit e kopjeve dixhitale të Kur'anit nga ambasada iraniane në Uganda pas marrin pjesë në një Garë Kur’anore,  javën e kaluar.

Donacioni, në Shkollën Dentare Mulago, erdhi në fund të Garave Kur’anore ndër gjashtë institucionet islame të studentëve të mjekësisë.

Dorëzimin e kopjeve digjitale të Kur’anit  e bëri atasheun kulturor iranian në Ugandë, Ali Bakhtiari, i cili u bëri thirrje studentëve fitues për të predikuar paqen dhe për të promovuar besimin. 

Nga ana e tyre, udhëheqësi i studentëve, Abdu-Salaam Kalanzi Bwogi, përgëzoi institucionet për lejimin e nxënësit për të marrë pjesë në gara.

Pjesëmarrësit ishin nga Universiteti Makerere, Universiteti Islamik në Uganda, Shkolla e Infermerisë dhe Mamisë, Shkollae Mjekësisë etj. 

Burimi: The Observer