Kulturë

Libër i ri: “Integrimi, Selefitë, Xhihadëstët, Tekfiristët”

Libër nga autori iranian, hollësitë e përhapjes  ndërkombëtare të krizës në të gjithë Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës  Veriore.
Libër nga autori iranian, hollësitë e përhapjes ndërkombëtare të krizës në të gjithë Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore.

“Integrimi, Selefitë, Xhihadëstët, Tekfiristët”  është titulli i librit më të fundit nga autori iranian i cili ka një paraqitje të pikëmjeve historike dhe analitike mbi origjinën dhe faktorët prapa zgjerimit të ekstremistëve  tekfiristë  dhe grupeve Selefiste, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).

Ky libër është shkruar nga Abdullah Alibakhshi, në tri pjesë, në pjesën e parë  shkruhet për historikun e lindjes dhe formimit të lëvizjes Selefiste, konceptet dhe parimet e përbashkëta të grupeve Selefiste dhe gjithashtu për figura të shquara të lëvizjes Selefiste. 

Pjesa e dytë e librit ka një paraqitje të lëvizjeve të ndryshme dhe nën-kategoritë  për grupin Selefi, ndërsa pjesa e fundit analizon formimin e këtyre grupeve, rolin e tyre në krizën në Irak dhe Siri dhe mbi ndryshimet e grupeve  tekfiriste dhe analizën e mjeteve propagandistike në mes ISIS-it  dhe Al Nusra.

Sipas pikëpamjes të autorit, çfarë është shfaqur në formën e grupeve Tekfiriste është rritur nga një proces politik dhe historik dhe duhet ditur se situata aktuale apo në të ardhmen e lëvizjes është e pamundur të njihet pa një njohuri të historisë dhe shtresat në të cilat fshehet. . 

Libri vazhdon për hollësitë e  rënies të  qeverisë islame dhe pushtimit si pasojë e nivelit të gjerë kulturor, politik dhe ekonomike të fuqive koloniale si faktorin që qëndron pas identitetit islamik të komunitetit sunnit, plaçkitja e aseteve materiale dhe shpirtërore dhe gjithashtu shkatërrimi i nderit  dhe lavdisë të vendeve muslimane.

Paraqitja shton se kjo gjendje ka çuar në zgjerimin e varfërisë, të pushtimit kulturor dhe të dobësisë të muslimanëve. 

Sipas librit disa politikanë muslimanë pro-perëndimore kanë propozuar teoritë në zgjerimin e kulturës dhe qytetërimit të perëndimit, ndërsa një grup tjetër i referohen epokës së artë të Islamit dhe shprehin mbështetjen e tyre për një ringjallje të kohës së mëparshme duke e quajtur atë si rrugën e vetme për të shpëtuar muslimanët nga kriza aktuale.

Teoria e kthimit tek  paraardhësit  (Selefit), ishte menjëherë e mirëpritur nga një grup i të rinjve revolucionarë në vendet islamike që çuan në formimin e dhjetra  lëvizjeve Selefiste, organizatave dhe grupeve në të gjithë botën.