Pesë suedezë përqafojnë Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në Mashhad të Iranit
Duke vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) pesë shtetas suedezë e përqafuan fenë Islame dhe u bënë muslimanë shiitë.
Duke u njohur me parimet themelore të Islamit, duke pranuar njëshmërinë e Allahut, Muhammedin (a.s.) i Dërguari i Tij, si dhe duke dëshmuar për Velajatin e Aliut (a.s.), vizitorët nga Suedia u bënë muslimanë shiitë.
Drejtori për Çështje të Vizitorëve Jo-iranianë në Xhamisë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.), Xhevad Hasheminexhad tha se turistët suedezë (katër gra dhe një burrë) e kanë pranuar Islamin pas një studimi të gjatë.
Disa vizitorë jo-iranian duke përfshirë edhe dhjetë qytetarë evropianë dhe amerikanë e kanë përqfuar fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në vitin e kaluar sipas kalendarit Iranian, i cili përfundoi më 19 mars 2016.
Disa jomuslimanë nga Krishterimi e kanë përqafuar fenë Islame në muajt e fundit, duke përfshirë një gjerman, një zonjë braziliane dhe një studente zvicerane në ceremoni të ndara të mbajtura në Xhaminë e Shenjtë të Shah Cheragh në qytetin Shiraz.