A është shëndetësia e korruptuar në Kosovë!
A janë spitalet tona në shërbim të
humanitetit? Si është shërbimi spitalor në vendin tonë? Për këto pyetje,
revista Vlera mori përgjigje shqetësuese!
Hamit Hajdari
Çdo gjë me para...
Thënë të drejtën nëpër spitalet tona nuk i kemi
as kushtët bazike. Nëse shkon me e bë një kontroll duhët të paguash për të ,
gjithashtu edhe injeksionin që e merr, po s'pate para as a të nuk ta
bëjnë. Mandej, dhe medilamentetët po kushtojnë shtrenjtë. Une si pensionist, me
një pension të vogël mezi ia dalë të mbijetoj, se duhët të
blej barëra për tu mjekuar, paratë e pensionit nuk më mjaftojnë,
sepse duhët të mbajë dhe familjën!
Halime Surdulli
S'ka higjienë nëpër spitalet tona...
Pastërtia në spitalet e vendit tonë nuk është
hiç ashtu siq duhët të jetë. E dyta ka shërbim mjaft cilësor, vetëm poqëse ke
para çdo gjë është e mundur.
Sabri Fejza
Disa doktorë janë joprofesionistë...
Herën e fundit që kisha nevoj të shkoj në
spital, aty ishte mjerin, madje nuk ishin as paisjet ementare për t'i kryer
analizat. Paisjet e reja që i ka dhuruar si donacion bota për të bërë analizat,
nuk dinë t'i përdorin, seose aty punojnë njerëz të paaftë. Sallat e operimit,
sikur cjapi te kasapi.
Feride Hasani
Frikësohëm të shkoj në spital...
Masa dërrmuese të janë
kasap jo doktorë, për arsye se, po nuk pate para tu japësh
paraprakisht, nuk të prekin me dorë, nuk të kryejnë kurfarë shërbimi, edhe nëse
je duke vdekur, nuk të marrin në dorë pa u dhënë para. Bile, frikësohëm të
sëmurem e të shkoj në spital sepse aty veç të përkeqsojn gjendjen. Ama,
nëqoftëse e ke xhepin plotë, e pamundura bëhet e mundur!