Kulturë

Garat Ndërkombëtare Kur’anore filluan në Malajzi

Edicioni i 58-të i Garave Ndërkombëtare të Kur’anit, që janë më të vjetrat në botë, filluan në kryeqytetin e Malajzisë,  në Kuala Lumpur, në një ceremoni të hënën në mbrëmje. 

Sipas njoftimeve të Agjencisë së Lajmeve IQNA, në ceremoninë e hapjes së Garave Ndërkombëtare Kur’anore në Malajzi, të cilat quhen zyrtarisht International Al Quran Recital and Memorisation Assembly”, u mbajt në orën 20 të sipas kohës lokale me një numër të zyrtarëve, duke përfshirë edhe  zyrtarë nga vendet e Azisë Juglindore,  Ministri i Çështjeve Fetare, Xhamil Khir bin Baharom, si dhe të dërguarit e vendeve të ndryshme ishin të  pranishëm.

Në një fjalim,  Xhamil  Baharom  iu referuar aktiviteteve Kur'anore të  Malajzisë dhe tha se vendi është krenar që ka trajnuar më shumë se 5900 hafizë të Kur'anit në vitin 2015.      

Ai tha se organizimi i 58 edicioneve të Garave Ndërkombëtar të Kur'anit është një dëshmi për përpjekjet e vendit për t’i shërbyer Kur'anit.

Ministri shtoi se gara është gjithashtu një përpjekje që ka për qëllim rritjen unitetin dhe solidaritetin mes muslimanëve.

Xhamil Baharom vazhdoi duke thënë se ngjarja Kur'anore  Ndërkombëtare  ka për qëllim edhe promovimin e kulturës së Kur'anit dhe shoqëria të meditojë  për  Librin e Shenjtë. 

120 këndues të Kur'anit dhe hafizë nga 69 vende po marrin pjesë në këto gara.

Juria e përbërë nga 16-të anëtarë të cilët janë ekspertë të Kur'anit nga Libani, Katari, Brunei, Arabia Saudite, Jordania, Indonezia, Egjipti, Tajlanda dhe Malajzia do të mbikëqyrin garat.

Irani përfaqësohet në kategorinë e këndimit të e Kur’anit nga Seyed Mustafa Huseini, i cili do të dëshmon talentin e tij në Këndimin e Kur’anit të mërkurën. 

Një delegacion Kur'anore dhe gazetarë nga një numër i mediave iraniane do të shoqërojnë kënduesit e shquar të Kur’anit dhe do të mbulojnë këtë ngjarje  ndërkombëtare.

Burimi: IQNA News