Suudi Arabie

Zyrtari iranian i bën thirrje Mbretit të Arabisë Saudite për të studiuar , lexuar Kur'anin e Shenjtë

Sekretari i Këshillit të Përshtatshmërisë të Iranit, Muhsin Rizaji qortoi Mbretin Selman të Arabisë Saudite  për ngritjen e akuzave të pabaza kundër Teheranit, dhe i bëri thirrje atij për të studiuar ose, të paktën, të lexon  Kur’anin e Shenjtë në vend të parave që shpenzon për botimin e Kur’anit. 

Duket se ju nuk keni  njohuri për Kur'anin. Do të jetë mirë nëse ju e lexoni  Kur’anin   në vend të publikimit të miliona kopjeve  të tij, shkroi Muhsin Rizaji  në faqen e tij në Instagram të hënën.

Ai i përshkroi marrëdhëniet e ngushta të Arabisë Saudite me regjimin pushtues sionist si një katastrofë  fetare, dhe tha se bota muslimane duhet të deklarojë zi publike për këtë lidhje.

Muhsin Rizaji  kritikoi pretendimet e Mbretit Saudit për ndërhyrje të Iranit në punët e vendeve të rajonit, duke thënë: Për sa kohë që ju dhe regjimi okupator sionist, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës,  sulmoni  shtetet islame, ne kemi për t’i ndihmuar ata njerëz të shtypur nga pushtimi juaj.

Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin më 3 janar 2016 pas demonstratave të mbajtura në frontin e ambasadës së saj në Teheran dhe konsullatën e saj në Mashhad nga protestuesit e inatosur që kritikon familja Al Saud për ekzekutimin e autoritetit të shquar fetar, Shejh Nimr el-Nimr,  në Rijad, më 2 janar 2016. 

Ekzekutimi  i Shejh Nimr  el Nimr shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe shkaktoi demonstrata anti-saudite në shumë vende të tjera.

Një zyrtar i lartë iranian i ministrisë së jashtme tha të shtunën se Arabia Saudite ka miratuar politika dhe masa anti-Iran me qëllim për të kompenzuar mangësitë e saj në skenën ndërkombëtare. 

Arabia Saudite kërkon për t’i mbuluar gabimet, mangësitë e saj dhe do të krijojë kushte në mënyrë që Shtetet e Bashkuara do të mbështesë atë përsëri në të gjitha zhvillimet rajonale, prandaj, ajo është fokusuar në Iran dhe ka zgjedhur qëllimisht politikën e rritjes së tensioneve me Iranin, tha Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Iranit për Gjirin për Persik,  Muhammed Farazmand.   

Ai shtoi se një nga arsyet pse zgjidhjet e përbashkëta ose iniciativat e palës së tretë për të përmirësuar lidhjet mes Teheranit dhe Rijadit nuk japin rezultate është politika e tanishme e Arabisë Saudite dhe jo sjellja e Iranit.

Rijadi  kërkon për të kompenzuar mangësitë e saj strategjike dhe mungesat, tha Muhammed Farazmand.

Gjithashtu në prill, Komandanti i Forcave të Trupave Tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik , Gjeneral Muhammed  Pakpour tha se Arabia Saudite po organizon sulme  terroriste në Republikën Islamike duke trajnuar  dhe financuar grupet terroriste përgjatë kufijve.

Duke folur me gazetarët, Gjeneral Muhammed Pakpour tha se Irani ka arrestuar terroristët që kanë pranuar se përkatësia e tyre është nga Arabia  Saudite dhe disa shtete të tjera të Gjirit Persik-Arab.  

Gjeneral Muhammed  Pakpour  tha se Rijadi  po përpiqet shumë për të bërë Iranin të pasigurt, dhe shtoi:

Tani për tani, vende si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë të angazhuar në organizimin dhe pajisjen e këtyre grupeve, por arsyeja pse asnjë akt terrorist nuk është kryer është për shkak të gatishmërisë sonë.   

Burimi: FNA