Ahmet Davutogllu ka dhënë dorëheqje
Ahmet Davutogllu ka dhënë dorëheqje në funksionin e kryetarit të partisë së drejtësisë dhe zhvillimit(AKP-së), që nënkupton se më nuk do të jetë kryeministër, ndërsa vendimi i tij do të hyjë në fuqi pas kongresit të jashtëzakonshëm të partisë, i cili është caktuar të mbahet me 22 maj 2016.
Ahmet Davutogllu në të vërtetë ka deklaruar se nuk do të kërkojë mandatin e ri të kryetarit të partisë së drejtësisë dhe zhvillimit(AKP-së), që do të thotë automatikisht se nuk do të jetë as kryeministër, pasi që zakonisht kryetari i partisë gjithherë është edhe kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare.”Kongresin e jashtëzakonshëm të partisë së AKP-së do të mbajmë me 22 maj”, ka thënë Davutogllu para gazetarëve në Ankara, duke shtuar se ai nuk mendon të jetë kandidat në aktualietetin e tanishëm.
Mediat turke duke u thirrur në burime në partinë në pushtet, APK-në, kanë lajmëruar se së shpejti Partia e drejtësisë dhe zhvillimit do të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm në të cilin Ahmet Davutogllu nuk ka qëllim që të kandidohet për pozitën udhëheqëse në parti dhe në qeveri.
Ahmet Davutogllu është caktuar në pozitën e kryeministrit në vitin 2014. Në kohën e fundit në mes tij dhe kryetarit aktual të Turqisë Rexhep Tajib Erdogan kanë filluar të shfaqen mospajtime të dukshme lidhur me çështjen kurde dhe arrestimin e gazetarëve si dhe mbylljen e mediave të shkruara dhe elektronike.
Sipas mendimit të ekspertëve dhe analistëve politik turk, pas dorëheqjes së Davutogllusë, kryemnistri i ri i ardhshëm nuk do të mund të ketë qëndrim të kundërt me politikën e Erdoganit dhe të zbatojë ndonjë politikë të pavarur.