Kosova

Kosovarët më në fund pa viza në Bashkimin Evropian

Komisioni Evropian ka propozuar sot Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian që qytetarët e Kosovës  mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen të Bashkimit Evropian në kohëzgjatje prej tre muajsh. Sikurse ka kumtuar Komisioni Evropian në Bruksel, ky propozim është dërguar me notë të favorshme të Komisionit se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet të parapara sipas”hartës së rrugës” për liberalizimin e vizave. Komisari evropian për punët e brendshme dhe emigracionin Dimitris Avramopulos ka thënë se Komisioni” e plotësoi premtimin” se do të propozojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasaportën biometrike dhe shtoi se ky hap do të”lehtësojë kontaktin në mes njerëzve dhe të përforcojë lidhjet e biznesit, lidhjet shoqërore dhe kulturore në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.”Ky është rezultati i punës së lodhshme dhe përpjekjeve të suksesshme të zyrtarëve kosovar në realizimin e reformave afatgjate dhe reformave të kërkuara në fushën e jurispudencës dhe punëve të brendshme si dhe të lidhura me sektorët e sundimit të ligjit dhe reformës së gjyqësorit”, ka thënë Avramopulos.

Në raportin e përparimit të zyrtarëve kosovar në plotësimin e kushteve për lejimin e qëndrimit pa viza të qytetarëve të Kosovës në kohëzgjatje prej tri muajve në zonën shengen, Komisioni Evropian nënvizon se në çastin kur Parlamenti Evropian dhe Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian të vërtetojnë, Prishtina duhet ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi për përcktimin e linjës kufitare dhe të realizojë rezultate të dukshme në luftë kundër kriminalitetit dhe korupcionit.Sipas propozimit të Komisionit Evropian, me kusht që të miratojë edhe Këshilli i ministrave dhe Parlamenti evropian, qytearët e Kosovëe me pasaporta biometrike pa viza mund të udhëtojnë në zonën shengen të Bashkimit Evropian dhe atje të qëndrojnë më së shumti tre muaj, por kjo masë nuk vlen për Irlandën dhe Britaninë e Madhe, por  kjo vlen  për Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën të cilët nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Lajmi se BE-ja ka lejuar udhëtimin pa viza, ka shkaktuar entuziazmën në rrjetet sociale  dhe se ky vendim është fundi i izolimit të qytetarëve të Kosovës.

Burimi: globalcir