Poeti kombëtar i Pakistanit, Muhammed Ikbal përkujtohet në Turqi
Filozofi musliman dhe poeti kombëtar i Pakistanit, Muhammed Ikbal është përkujtuar në Turqi në një ceremoni në kryeqytet, Ankara.
Poeti kombëtar i Pakistanit dhe filozofi i madh musliman, Dr. Allama Muhammed Ikbal i shekullit XX-të u përkujtua në Stamboll në një ngjarje letrare. Dega në Stamboll e Shoqatës së Miqësisë së Grave Turqi-Pakistan dhe Konsullata e Pakistanit ka organizuar ngjarjen, e cila u ndoq nga një numër i madh i mysafirëve nga akademia, shoqëria civile, partitë politike, komuniteti pakistanez dhe studentët.
Duke përshëndetur të ftuarit, znj Ulay Hancioglu, kryesuese e Shoqates së Miqësisë së Grave Turqi-Pakistan tha se është nder i madh për shoqatën e saj për të përkujtuar filozofin e madh muslimane në Turqi. Ajo shprehu dëshirën e saj të mprehtë për të vazhduar organizimin e aktiviteteve të tilla në të ardhmen që do të promovojnë më tej marrëdhëniet vëllazërore midis Pakistanit dhe Turqisë.
Dr. Jusuf Xhunejd, Konsulli i Përgjithshëm i Pakistanit në Stamboll shprehu nderime, vlerësime të larta për shërbimet e zonjës Ulay Hancioglu që përfshijnë mbi 40 vjet, duke përfunduar si ambasador i marrëdhënieve Pakistan-Turqi. Dr. Jusuf Xhunaid tha se mendimet e Muhammed Ikbalit janë të frymëzuara në masë të madhe nga mësimet e Pejgamberit Muhammed (a.s.) ndërsa mistiku-sufiu Xhelaluddin Rumi gjithashtu ka ndikuar në filozofinë e Ikbalit. Ai tha se ideja që Ikbali është paraqitur në fjalimin e tij të famshëm kryesor në seancën e Ligës Muslimane në Allahabad në vitin 1930 për një atdhe të veçantë për muslimanët në fund u bë realitet në vitin 1947 në formën e një shteti të ri të pavarur që quhet Pakistan.
Prof. Dr. Halil Toker, Kryetar i Departamentit për gjuhën Urdu, në Universitetin e Stambollit, në fjalimin e tij theksoi mendimin politik Muhammed Ikbalit. Ai tha se Muhammed Ikbal, mendimtar i madh dhe poet i Lindjes bërë përpjekje të jashtëzakonshme për unitetin e Ummetit Musliman. Nëpërmjet shkrimeve të tij, Muhammed Ikbal inkurajojë muslimanët të zhvillojnë identitetin e tyre. Dr. Halil Toker tha Muhammed Ikbal u prezantua në Turqi nëpërmjet përpjekjeve të poetit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoj. Përkthimet e veprave të Ikbalit nga Ali Nihat Tarlan kanë rritur ndërgjegjësimin në lidhje Muhammde Ikbalin në botën bashkëkohore muslimane, ndërsa të kuptuarit në mënyre masive i Muhammed Ikbalit në Turqi është bërë e mundur me anë të shkrimeve të Abdulkadir Karahan, shtoi ai.
Prof. Dr. Xhelal Soydan i Departamentit Urdu në Universitetin e Stambollit foli për pikëpamjet e Ikbalit mbi reformat në Turqi. Ai tha Muhammed Ikbal, i cili vetë donte që muslimanët të reformojnë vetveten në epokën bashkëkohore sipas nevojave emergjente, mjaft reforma u ndërmorën në Turqi gjatë jetës së Muhammed Ikbalit. Z. Muhammad Hanif Khan, student PhD në Departamentin Urdu në Universitetit të Stambollit ka folur për arsyen dhe dashurinë (Ashk) në filozofinë e Muhammed Ikbalit. Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Pakistanit në Bursa Z. Murat Tarman gjithashtu ndau pikëpamjet e tij në këtë rast.
Shpërblimet u paraqiten për studentët më të sukseshëm të shkollave të larta të Stambollit të cilët e hartuan një esse në temën Marrëdhëniet Pakistan Turqi. Më në fund, studentët pakistanezë dhe turq lexuan poezi të Muhammed Ikbalit.
Burimi: World Bulletin