Kulturë

25 Shtete konfirmojnë pjesëmarrjen në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit për të verbërit

Huxhet ul Islam Sejjid Mehdi Sejjid Muhammedi
Huxhet ul Islam Sejjid Mehdi Sejjid Muhammedi

25 shtete e kanë konfirmuar deri më tani pjesëmarrjen e tyre në Garat Ndërkombëtare Kur’anore për të verbërit, tha një zyrtar.

Huxhet ul Islam Sejjid Mehdi Sejjid Muhammedi tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se Iraku, Indonezia, Turqia, Afganistani  dhe Malajzia janë në mesin e vendeve që kanë dërgur përfaqësuesin e tyre në garë.

Ai tha se Irani do të përfaqësohet nga Abdul Ghafour Xhuharchi nga Taybad,  në verilindje të provincës Khorasan Razavi.

Edicioni i parë i Garave Ndërkombëtar Kur'anor për  të verbërit do të mbahet në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, në të njëtën kohë me Garat Ndërkombëta Kur’anore – Vjetore .

Organizata Shtetërore e Mirëqenies do të organizojë Garat Ndërkombëtare Kur’anore që fillojnë më 12-17 maj 2016.

Huxhet ul Islam Sejjid Muhammedi tha se anëtarët e panelit të jurisë janë  të njëjtë në të dy garat, duke vënë në dukje se një nga gjyqtarët është një hafiz i Kur’anit nga Jemeni i cili është i verbër.

Ai më tej vuri në dukje se Garat Kur’anore  janë  duke u organizuar nga Republika Islamike e Iranit për herë të parë me qëllim të promovimit të kulturës Kur'anore në shoqëritë muslimane, sidomos për të verbërit. 

Organizatorët e Garave të Para Ndërkombëtare Kur’anore për të verbërit  u njoftua më parë se ato mbahen vetëm për burrat dhe ata që janë të gatshëm për të marrë pjesë në garë duhet të me qenë hafizë të Kur'anit.

Ata gjithashtu duhet të dërgojnë një audio të këndimit të tyre të disa ajeteve nga Kur’ani së bashku me një certifikatë që tregon se ata janë hafizë të  Kur'anit.

Çdo pjesëmarrës mund të shoqërohet nga një person ndihmës  dhe shpenzimet e udhëtimit (duke përfshirë aeroplanin, transferimin në aeroport  dhe transportin lokal), si dhe strehim dhe ushqim për të dy do të mbulohen nga organizatorët e Garave Kur’anore. 

Burimi: IQNA News