Kosova

Ekstremizmi fetarë në Kosovë për shkak moskuminikimit

“Xhabir Hamiti nga Bashkësia Islame e Kosovës, tha se Islami ka nevojë për një reformim të interpretimit të Islamit të mesëm, pasi rinia është duke u e keqinterpretuar atë e kjo po vijën nga disa prirës fetar të cilët nuk kanë shumë njohuri mbi fenë.

Studentët e Kolegjit AAB  mbajtën konferencën me mysafirët e ftuar me temën  “Tolerancë përmes komunikimit” ishte

Në këtë konferencë me moton #Challenging Extremism, si panelist ishin të ftuar sociologu Ibrahim Berisha, shkrimtari Daut Demaku, anëtari i kryesisë së BIK-së, Xhabir Hamit dhe përfaqësuesi i Kishës Protestante Artur Krasniqi, sipas këtyre penalistëve komunikimi është e vetmja mënyrë për të pasur mirëkuptim mes religjioneve dhe etnike, sepse nga ky mos komunikim lindin edhe problemet siç është ai i ekstremizmit të dhunshëm fetarë e që fatkeqësisht rinia jonë është duke u përballur më të, raporton Foltash.com

Sipas përfaqësuesit të Kishës Protestante, Artur Krasniqi, mos komunikimi ndër fetare i bashkësive fetar ka bërë që sot të jemi në një gjendje jo të mirë dhe kjo është si pasoj e mos interesimit të politikës të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që të ulen dhe t’i bashkojnë këto bashkësi që pastaj toleranca dhe komunikimi të vazhdojë ashtu siç ka qenë dikur.

Kurse Xhabir Hamiti nga Bashkësia Islame e Kosovës, tha se Islami ka nevojë për një reformim të interpretimit të Islamit të mesëm, pasi rinia është duke u e keqinterpretuar atë e kjo po vijën nga disa prirës fetar të cilët nuk kanë shumë njohuri mbi fenë.

Në këtë takim u fol edhe për futjen e edukatës fetar nëpër shkolla ku kleriket fetar që ishin të pranishëm kishin mendime të ndryshme.