İran

Dijetari iranian: Shiizmi britanik është më i rrezikshëm se këndvështrimi amerikan i Islamit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Përafrimin e Medhhebeve në Iran, Ajetullah Eraki theksoi se shiizmi britanik është më i rrezikshëm se këndvështrimi amerikan i Islamit.

Ajetullah  Eraki, i cili ka folur në konferencën e organizaur me tematikë shiizmin britanik është shprehur duke thënë “Të dyja shkollat ndërveprojnë në drejtimin e ndjekur nga fuqitë përçarëse. Megjithatë, duke qënë se, Islami britanik përfaqëson një shkollë më pak radikale dhe sekulariste është më e rrezikshme. ”

Ajetullah  Eraki, i cili është shprehur se, qëndra e Islamit amerikan është regjimi saudit dhe se ideologjia vehabiste amerikane është duke zotëruar thelbësisht shkollën e mendimit tekfirxhi ka theksuar se këndvështrimi amerikan i Islamit është i mbështetur në ndarje dhe shpërbërje.

Ajetullah  Eraki, i cili ka theksuar se shkolla e mendimit shii është kundër këndvështrimit amerikan të Islamit është shprehur se “Ajo që ishte marrë në objektiv në skenarin e përgatitur pas rrëzimit të regjimit të Saddamit në Irak ishte marrja në ndikueshmëri e Irakut dhe Iranit duke përdorur shiizmin britanik.”

Ajetullah  Eraki, i cili ka theksuar rëndësinë e të dy shteteve në rajon është shprehur kështu “Ndërveprimi i përbashkët i këtyre dy shteteve do të jetë arsye e ndryshimeve të konsiderueshme në rajon. Pikërisht për këtë arsye, përçarësit, duke përdorur shiizmin britanik po mundohen të pengojnë njësimin dhe bashkimin.”

Gjtihashtu, duke theksuar në vazhdim të fjalimit të tij se shiizmi britanik po mundohet të ndryshojë natyrën dhe konceptet thelbësore të shiizmit është shprehur kështu “Shiizmi britanik nuk i sheh në asnjë mënyrë fuqitë përçarëse si armiq të tyre apo si rrezik ndaj tyre. ”

Burimi: İslami Analiz