Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Fjalimi i Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Hamenei, në takimin me anëtarët e Unionit të Shoqatave Islame të Studentëve

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se përballja me luftën e butë të frontit të arrogancës botërore ka nevojë për edukimin e të rinjve revolucionarë dhe të vendosur.

Ajetullah Hamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në takimin me mijëra anëtarë të Unionit të Shoqatave Islame të Studentëve  nga i gjithë Irani, theksoi:

Fronti përball sistemit të Republikës Islamike të Iranit po bënë përpjekje të ndryshojë identitetin fetar dhe revolucionar të të rinjve iranianë dhe heqjen e shpresës, lumturinë dhe motivin e tyre, prandaj e vetmja rrugë për tu përballur me këtë front është edukimi i të rinjve fetarë, revolucionarë, vigjilentë, të guximshëm dhe sakrifikues si oficerë të luftës së butë.

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim numëroi disa fusha të përballjes së sistemit të Republikës Islamike të Iranit me frontin e arrogancës botërore me në krye Amerikën dhe sionizmin dhe shtoi:      Pavarësia e Iranit, duke përfshirë edhe pavarësinë politike, ekonomike dhe kulturore është një prej këtyre fushave, për arsye se fuqitë arrogante e luftojnë me të gjitha mjetet çdo shtet i cili dëshiron të qëndrojë përballë hegjemonisë dhe depërtimit të të huajve dhe dëshiron të mbrojë sovranitetin e tij. Çështje e zhvillimit dhe përparimit është një tjetër fushë e përballjes së sistemit të Republikës Islamike të Iranit me frontin e arrogancës.

Fuqitë arrogante të botës kundërshtojnë çdo shtet i cili dëshiron të shënojë përparim  dhe të zhvillohet duke mos u mbështetur tek ata, për arsye se një zhvillim i tillë mund të bëhet model për vendet dhe popujt e tjerë. Ajetullah Hamenei në vazhdim tha se fushë tjetër e kësaj përballje është prania e fuqishme e Iranit në Lindjen e Mesme dhe në nivel botëror, çështja e Palestinës, çështja e Rezistencës, si dhe çështja e stilit Iranian-Islam të jetës.  Ai shtoi:

Nëse në një shtet përhapet stili perëndimor i jetës, elita e shoqërisë së atij vendi do të shndërrohet në individ të dorëzuar përballë politikave të arrogancës botërore.

Ajetullah Khamenei theksoi:

Nganjëherë neve na kërcënojnë me luftë të ashpër dhe bombardime, por deklarata të tilla janë boshe, për arsye se ata nuk kanë këtë mundësi dhe guxim, por edhe nëse ndonjëherë do të bëjnë ndonjë veprim të tillë, padyshim se do të përballen me përgjigjeje të fortë.

Ai duke theksuar se edhe pas 37 viteve, fronti i arrogancës botërore nuk ka mundur ta shkatërrojë sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe as nuk ka arritur të pengojë zhvillimin, progresin dhe fuqinë e Iranit në rajon, shtoi:   Megjithë kërcënimet operative dhe propaganduese të gjera, aktualisht Hizbullahu i Libanit po tregon strukturat e tij në Botën Islame, ndërsa dënimi i tij me anë të një letre nga një shtet i korruptuar, servil dhe bosh nuk ka kurrfarë rëndësie.

Ajetulluah Hamenei në fund vuri në dukje disfatën e regjimit sionist përball Heibullahut të Libanit në luftën 33 ditore dhe shtoi:

Hizbullahu i Libanit dhe të rinjtë besimtarë të tij janë krenaria e Botës Islame.

Burimi: ABNA