13 Komandantë të ISIS-it të vrarë në Irak
Të paktën 13-të komandantë të ISIS-it (Daesh) janë vrarë në sulmet ajrore të kryera nga Forcat Ajrore të Irakut në provincën Salaudin, në pjesën veri-qendrore të Irakut.
Tekfiristë u vranë nga avionët F-16-të të Irakut të cilët kishin në shënjestër selinë e grupit në qarkun verior të Sharkat-it, sipas njoftimit të faqes të internetit në gjuhën arabe Al-Sumeria, vrasjet ndodhën të mërkurën, duke shtuar se një komandant i lartë, i quajtur Vezir (ministër), ishte në mesin e të vrarëve.
Sulmet ajrore kanë plagosur edhe disa luftëtarë të ISIS-it dhe kanë shkatërruar selinë e ISIS-it.
Grupi terrorist ka humbur disa nga selitë e tij në ditët e fundit në të gjithë Irakun. Të dielën, aeroplanët luftarakë irakenë shkatërruan tri seli të ISIS-it në rrethin Tal Kayf, në verilindje të Mosulit, në krahinën veriore të Ninivës. Të paktën 17-të terroristë janë vrarë në sulmet ajrore.
Të martën, luftëtarë nga fisi al-Xhabur të mbështetur nga forcat irakiane të sigurisë kanë shkatërruar tri qendra të tjera të komandës të ISIS-it në zonën al-Zour, në verilindje të Bakubah, në provincën lindore të Dixhala-s.
Grupi terrorist, i cili është ka bërë kërdi në Irak që nga qershori i vitit 2014, në kohët e fundit është duke humbur shumë terren nga forcat ushtarake të Irakut.