Zviceranëve të konvertuar selefistë parandalohet protesta në Bern
Qyteti i Bernit e ka ndaluar një protestë paqësore kundër ISIS-it të cilën protestë kanë dashur ta organizoj një institutin i përbërë kryesisht nga zviceranët e konvertuar në islam por të njohur si grup radikal ekstrem.
“Ne nuk lejojmë protesta të IZRS në publik. Organizata në fjalë ka një ideologji radikale,” tha drejtori i sigurisë në Bernë, Reto Nause, të premten. Vendimin e kanë mbështetur edhe organizata për Përparimin e Islamit, ku bën pjesë edhe shqiptarja Valentina Smajli.
“Atje janë gjithë predikuesit të ideologjisë selefiste. Qëllimi i tyre është të sjellin sheriatin. Ata bashkëpunojnë me grupe selefiste përtej detit dhe Shqipërisë,” ka thënë Saïda Keller-Messahli nga organizata e Përparimit të Islamit.
IZRS ka pasur kritika të shumta edhe nga mediat zvicerane. Sipas blick.ch, kjo organizatë e përbërë nga zviceranët e konvertuar shpesh ka hasur në mospajtime me muslimanët e ardhur