Siria

Rrëfimet e ish-kryeministrit të Katarit

Ish-kryeministri i Katarit, Hasim bin Xhasim ka rrëfyer rreth rolit që ka luajtur shteti i tij në luftën në Siri.

Rrëfimet e ish-kryeministrit të Katarit
Rrëfimet e ish-kryeministrit të Katarit

Ish-kryeministri i Katarit, Hasim bin Xhasim ka rrëfyer rreth rolit që ka luajtur shteti i tij në luftën në Siri.

ML-  Ish-kryeministri i Katarit, Hasim bin Xhasim, në reportazhin që ka dhënë për gazetën Financial Times ka deklaruar se atyre u është hapur drita jeshile për drejtimin e krizës në Siri.

Hasim bin Xhasim, ka dhënë informacione se si marrëdhëniet me Arabinë Saudite u transformuan në konkurrencë, por fillimisht është shprehur se u është dhënë atyre administrimi i  dosjes së Sirisë; migjatë nuk ka bërë me dije se kush kanë qënë ata që ia kanë dhënë.

Dosja e Sirisë na u dorëzua neve

Ish-kryeministri i Katarit, Hasim bin Xhasim është shprehur, për kohën kur ka qënë drejtues i Bashkimit Arab se: “Fillimisht, Katarit iu ndez drita jeshile për marrjen në administrim të dosjes së Sirisë; sepse në atë kohë Arabia Saudite nuk e mori përsipër këtë përgjegjësi. Megjithatë, më vonë Riadi i ndryshoi politikat e tij. Neve nuk na u bë me dije se duhet të tërhiqeshim mbrapsht, për këtë arsye çështja u kthye në konkurrencë.”

Nuk mundëm të bëheshim një aleat i beshuashëm për Amerikën

Hasim bin Xhasim, i cili ka mbështetur deklaratat askak miqësore presidentit të Amerikësı Barack Obamaës, që ky i fundit ka dhënë për revistën Atlantik është shprehur se “Arabët duhet ta falenderojnë Obamën për këtë drejtpërdrejtshmëri. Në arabët nuk mundëm t’i vërtetonim Amerikës së jemi aleatë të besueshëm.”

Nuk ka asnjë shtet arab që të mund të bëjë bisedime si Irani

Hasim bin Xhasim, i cili gjithashtu është shprehur edhe rreth diplomacisë së Iranit, duke theksuar se diplomatët iranianë meritojnë të lavdërohen për mënyrën e e sjellurit gjatë bisedimeve bërthamore u shpreh kështu:

“Duhet ta pranoj se, kjo situatë e tanishme e bisedimeve tregon qartë për përparësinë që iranianët tregojnë në vetëdije, zgjuarësi dhe durim krahasur me arabët. Iranianët, për vite të tëra kanë qënë të pranishëm në bisedime të ndryshme, të këtilla si këto të bisedimeve bërthamore. Tani, le të hedhim një sy, a mund të gjejmë një vend arab që të ketë zhvilluar bisedime për një periudhë kaq të gjatë kohore.?”

Roli i Katarit në krizën e Sirisë

Katari, në periudhën e Hasim bin Xhasim si kryeministër inicioi një nismë për zgjidhjen e problemit të Sirisë, nën titullin e kryetarit të Bashkimit Arab  dhe kështu pezulloi antarësimin e Sirisë në Bashkimin Arab dhe mori vendime mbi investimet ekonomike për Sirinë.

Bashkimi Arab, duke propozuar një mënyrë për zgjidhjen e krizës së Sirisë, mbështetur në modelin e Jemenit duke dashur të lërë dhe të largohet nga zëvëndësi i zyrtarëve të Beshar Esadit, pasi Damasku e refuzoi këtë propozim në 4 janar të 2012-s e transferoi këtë çështje, edhe në mbështetjen e Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Emiri Hamad bin Halife, i cili e pati marrë postin duke i bërë grusht shteti babait të tij, në vitin 2013 ia la fronin djalit të tij, Temim bin Hamad dhe në periudhën e këtj udhëheqësi të ri, Hasim bin Xhasim nuk iu dha më detyra e kryeministrit.

Është parashtruar fakti se, për shkak se nuk mundën të rrëzonin udhëheqjen në Siri, Hamad bin Halife dhe Hamad bin Xhasim janë ndëshkuar duke u marrë kështu postet e tyre.

Burimi: Yakın Doğu Haber