Porosia e imam Hameneit rinisë iraniane
Ajetullah Hamenei në takimin me mijëra persona, pjesëtar të Bashkësisë së shoqatave islame nga tërë Irani, përveç tjerash ka theksuar: ”Fronti kundër sistemit islamik dëshiron të ndryshojë identitetin fetar dhe revolucionar të rinisë iraniane dhe t’jua merr shpresën, gëzimin, motivimin, dhe se e vetmja mënyrë për t’u ballafaquar është edukimi fetar dhe revolucionar i rinisë,të vetëdijshme, guximtare dhe besnike, si epror të “luftës së butë”. Udhëheqësi i revolucionit islamik, duke numëruar disa hapësira të konfliktit të sistemit të Republikës Islamike të Iranit me frontin e arrogancës nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe cionistëve, ka thënë: ”Pavarësia e vendit, është njëra nga sferat çoftë politike, ekonomike apo kulturore, pasi që forcat e mëdha do të kundërvihen çdo vendi i cili dua të kundërvihet dominimit dhe depërtimit të të huajëve, për të mbrojtur pavarësinë e vendit. Ai çështjen e zhvillimit e ka quajt edhe një hapësirë të ballafaqimit të sistemit islamik me frontin e arrogancës dhe ka thënë:” Fuqitë botërore qëndrojnë përball çdo vendi i cili dëshoron të realizojë zhvillimin e tij pa u mbështet në ata, pasi që zhvillimi i tillë do të mund të shërbejë ”model” për vendet dhe popujt tjerë”.
Imam Hamenei prezencën e fuqishme të Iranit në rajonin e Azisë perëndimore dhe botës, çështjen palestineze, çështjen e rezistencës dhe çështjen e mënyrës së jetesës së Iranit islamik ka cek si hapësira tjera të ballafaqimit të frontit të arrogancës me sistemin islamik, dhe më tutje ka shtuar: ” Nëse në një vend shpërndahet mënyra perëndimore e jetesës, elita në atë vend do të shndërrohet në të bindurit e politikave arrogante”. ”Ndonjëherë na kërcënojnë me luftë apo bombardim, që është llomotisje e kotë, pasi që nuk kanë terren të përshtashëm, as që guxojnë, e në rast se diç e tillë ndodh, atëherë do të fitojnë shuplakën”.
Ai duke cek faktin se edhe pas 37 vitesh fronti i arrogancës nuk ka arrit të shkatërrojë Republikën Islame të Iranit, apo të parandalojë zhvillimin dhe fuqinë e saj në rritje në rajon, ka thënë:”Përkundër kërcënimeve të shumta praktike dhe propaganduese, sot Hezbollahu libanez është treguar në botën islame, dhe dënimi i tij në një letër të shqyer nga ana e shtetit të koruptuar, të varur dhe bosh nuk ka kurrfarë rëndësie”.