Kosova

Ahmeti: Dëshmorët ranë për flamur kombëtar, jo për një pëlhurë si flamuri Kosovës

Me një akademi përkujtimore, Komuna e Prishtinës ka përmbyllur aktivitetet e sotme në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Duke u kujtuar vepra e tyre në këtë akademi u tha se dëshmorët janë ata që dhanë gjithçka për lirinë e vendit duke shënuar kështu historinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se politikanët e vendit duhet të vazhdojnë të punojnë dhe prapë nuk mund të arrijnë 10 përqindëshin e punës që dëshmorët bënë për Kosovën. Ahmeti theksoi se nuk po kërkohet nxitja e urrejtjes por tani pas luftës po kërkohet drejtësia.

Dëshmorët që luftuan e dhanë jetën për këtë flamur, jo për konceptin e një pëlhure, por për konceptin e një kombi. Ne sot përulemi para veprës së këtyre dëshmorëve dhe asnjëherë nuk mund të bëjmë çka kanë bërë ata, tha Ahmeti