Nuk jemi as shi’i as syni, por jemi mysliman
Kryetari i Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan ka porositur në programin me rastin e shënimit të ditëlindjes së pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit a.s:” se nuk jemi por as do të jemi robër të askujt përveq Zotit”.”A nuk e paguajmë neve çmimin e terorizmit? Po, e paguajmë, edhe shumë bile. Shihni sa njerëz vriten. Natyrisht, nuk mund të ndalemi. Me akcione do të shkojmë gjer në fund.Pse? Do të vazhdojmë me qëllim të ruajtjes së unitetit dhe mirëqenies”, ka cek Erdogani.
Ka theksuar se në samitin e mbajtur kohë më parë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik(OIC) ka nënvizuar se të përfaqësuarit të botës islame” nuk janë të fesë shi’ite apo sunite, por kanë një fe të vetme,e, e ky është Islami”. “Mund të jeni pjesëtar të cilit do komb, apo përkatësie etnike, mund të jeni turq, kurd, çerkez, llaz, boshnjak etj., por ajo që na bashkon të gjithë neve është Islami. Neve jemi mysliman dhe atë e kemi të përbashkët”, ka porositur Erdogani. Në fund kryetari i Turqisë ka përfunduar:” Nuk na përngjan neve të jemi robër, nuk jemi dhe nuk do të jemi robër të askujt përveç Zotit”.
Në samitin e cekur Erdogani ka paralajmëruar se myslimanët nuk do të mund të tejkalojnë problemet dhe vështëristë e veta gjersa nuk të jenë unik me gjithë dallimet e tyre.”Pa unitet dhe solidaritet është e pamundshme të ndërtohet drejtësia dhe paqja. Mirëkuptimi ynë i unitetit duhet themeluar në parimin”uniteti në shumësi”. Gjersa nuk arrijmë të jemi unik me dallimet tona që kemi si mysliman, nuk do të arrijmë të tejkalojmë vështërsitë tona”, ka thënë Erdogani. ”Fakti i dëshpruar është që trashëgimtarët e civilizimit i cili është bazuar në paqe dhe drejtësi, sot përmendet në kontest të lufërave qytetare, konflikteve të armatosura, konflikteve sektare si dhe terorizmit. Në rast se me vëmendje vështrojmë, shtrohet pyetja se cilët janë tri problme më të mëdha sot? Ato janë, sektarizmi, racizmi dhe terorizmi”, ka shtuar ai. Sipas tij, këto tri probleme serizisht e dobësojnë botën islame dhe sjellin gjakëderdhje”. Kur janë në pyetje ndarjet sektare, duhet të dijmë një, se nuk jemi të fesë shi’ite as të fesë sunite, kjo është diq tjetër dhe sekondare. Primare dhe feja e vetme e jona është Islami. Unë jam mysliman. Ndërsa ndarjet sektare mund të jenë rrugët të cilët duhet respektuar, por nuk do të lejojmë që të bëhet diskutimi rreth islamit. Nuk do të kërkojmë rrugë të reja, por as do të kemi rol në provokimin e intrigave” ka përfunduar Erdogani.
Burimi: Al Jazeera