Suudi Arabie

Arabia Saudite kërkon Unitetin Islamik në takimin e Stambollit

Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Salman dhe Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan  pranë pallatit presidencial në Ankara
Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Salman dhe Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pranë pallatit presidencial në Ankara

Rijad:  

Arabia Saudite do të sigurojë një organizim të suksesshëm të Samitit të Organizatës të Bashkëpunimit Islamik (OIC)  në fund të kësaj jave për të trajtuar problemet e rajonit, dhe është duke kërkuar lidhje më të ngushta me Turqinë në frontin ekonomik dhe politik, duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit.

Kjo është sipas ambasadorit saudit në Ankara, Adil Mirdad, i cili tha se të dy shtetet tashmë janë duke bashkëpunuar në disa fronte si anëtarë të Organizatës të Bashkpunimit Islamik (OIC). Në një intervistë për një gazete lokale, Ardil  Mirdad tha se Mbretëria Saudite  dëshiron të sigurojë që Samiti Islamik  të sjell bashkimin e muslimanëve. 

Ai tha se këto besime kanë qenë  baza e veprimeve të Mbretërisë Saudite që kur vendi u themelua nga mbreti i ndjer,  Abdul Aziz. Ato janë mbështetur qysh nga sunduesit e ndryshëm  dhe tani nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti  Salman, ka thënë ai.

Ai tha se Arabia Saudite dhe Turqia ndajnë mendime të përbashkëta për disa çështje, duke përfshirë Palestinën, Sirinë dhe Irakun.

Dy vendet tona duan një Irak të bashkuar, dhe se Siria të mban sovranitetin e plotë në tokën e saj pa ndonjë ndarje dhe pa Assadin që ka hedhur vendin e tij në një gropë dhe ka zhvendosur popullin e tij, tha ai.

Ai tha se çështjet më të rëndësishme në samitin e Organizatës të Bashkpunimit Islamik (OIC)  do të jetë për të zgjidhur konfliktet e shumta në rajon, të cilat kanë qenë më sfidueset në 100 vitet e fundit. Është  e rëndësishme për të gjitha shtetet të arrihet një bazë e përbashkët për të siguruar zgjidhje të efektshme, tha ai.

Në lidhje me terrorizmin, ai tha: Mbretëria Saudite dhe Turqia mund të dyja së bashku të arrijnë shumë për të mbështetur kauzat e kombeve tona. Dy shtetet gëzojnë ndikim të madh në rajon dhe në arenën ndërkombëtare dhe mund të gjejnë zgjidhje radikale për terrorizmin, veçanërisht në Siri dhe Irak, si dhe luftën kundër të ashtuquajturit grupi Daesh (ISIS).

Ai tha se zgjidhja do të bazohet në vizionin e Mbretit Salman, veçanërisht për Sirinë, ku është e nevojshme mbështetja e Koalicionit Kombëtar dhe opozitës. Gjatë Samitit Islamik të mbajtur në Kajro në vitin 2013, Arabia Saudite dhe Turqia të dyja ranë dakord se regjimi sirian kishte kryer krime të tmerrshme kundër popullit.

Pra, është e domosdoshme që të bashkohen shtetet islamike dhe të miratojë këtë vizion, dhe të vazhdojnë të vendosin presion mbi bashkësinë ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit për të marrë masat e nevojshme në këtë drejtim.

Marrëveshjet do të duhet të jenë të bazuara në rezolutat e Kombeve të Bashkuara, e cila duhet të sigurojë një tranzicion në një administratë të re, dhe të kundërshtohen përpjekjet e Iranit për të ndërhyjnë në rajon, tha ai.

Burimi: Arab News