Iraku

Huxhat-ul-Islam Muballeghi njoftoi: Teherani, Bagdadi do të mbajnë konferencë mbi ekstremizmin

Autoriteti i shquar fetar iranian,  Huxhat-ul-Islam Muballeghi
Autoriteti i shquar fetar iranian, Huxhat-ul-Islam Muballeghi

Autoriteti i shquar fetar iranian njoftoi për konferencën mbi fenë dhe mënyrat për t'u përballur me ekstremizmin që do të mbahet nga Universiteti i Iranit dhe  Universiteti  i Bagdadit.

Huxhat-ul-Islam Ahmad Muballeghi, rektor i Universitetit të Iranit në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Taqrib (TNA) shpjegoi  qasjen e ndjekur nga qendra akademike dhe njoftoi se universiteti do të mbajë konferencë me temën  Shkencat Fetare dhe Mënyrat për t'u Përballur me Ekstremizmin .

Ai iu referua fushave të ndryshme në drejtimet e ndryshme islamike dhe njoftoi se medh’hebet  Maliki, Zejdi, Shia- Ibadi- dhe shkollat Sunnite janë tashmë në dispozicion në Universitetin e Iranit, por ato nuk janë kthyer në  fusha të veçanta të studimit, por sapo Akademia të pranon studentë të mjaftueshëm, vendet do të zgjerohen nëpër fusha të veçanta menjëherë. 

Ai iu referua përpjekjeve për ripërtëritjen e degëve për Universitetin e Drejtimeve Islame në krahina të tjera në një përpjekje për të pranuar studentë  lokal  dhe  për të krye një pjesë të misioneve akademike të akademisë qendrore.

Autoriteti i shquar fetar foli rreth marrëdhënive midis akademisë iraniane dhe kolegëve të saj ndërkombëtarë  në të gjithë globin dhe u zotua për të vazhduar serinë e takimeve në Familjarizimin me Universitetet më të Shquara të Botës Islame.

Huxhat-ul-Islam Muballeghi njoftoi  për përgatitjet për një takim akademik ndërkombëtar që do të mbahet në një përpjekje të përbashkët me Universitetin e Bagdadit  për të diskutuar rreth  Shkencave Fetare dhe Mënyrat për t’u Ballafaquar me Ekstremizmin. 

Figura e shquar fetare iranian shpjegoi se tema për këtë takim mund të diskutohet në tre nivele: në nivelin verbal, në nivelin propagandistik,

dhe në nivelin akademik, nga të cilat një e treta do të jetë fokusi kryesor i konferencës së ardhshme në muajin shtator, 2016.

Ai iu referua gjithashtu planeve të përfaqësuesve të Universitetit Islam dhe pranimin e dijetarëve nga seminaret Sunnite dhe tha: Përfaqësuesit e ndryshëm janë  një institucion kulturor në nivel akademik dhe një plan në përputhje me realizimin e solidaritetit islamik.

Ai gjithashtu iu referua një projekt tjetër nën hulumtin nga ana e Universitetit Islamik për dhënien e objekteve të dijetarëve sunnitë për kryerjen e arsimimit të  lartë në këtë universitet dhe për të marrë gradën formale.

Burimi: TNA