E zbulova mesazhin e Islamit të thjeshtë, por të fuqishëm
Akifah Baxter, një ish i krishterë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një herë ecte nëpër një librari në kërkim për udhëzim dhe ai gjeti një libër për Islamin që e ndryshoi kursin e tij të tërë të të menduarit shpirtëror. Nuk është se Akifah Baxter nuk ishte në dijeni për ekzistencën e Zotit, por ai kërkonte rrugën e drejtë për të arritur të vërtetën. Këtu në vazhdim ai rrëfen historikun e kërkimit të tij që përfundimisht e çoi atë për të përqafuar Islamin.
Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për ekzistencën e Zotit. E kam ndjerë gjithmonë se Ai ekziston. Ndonjëherë kjo ndjenjë ishte e largët, dhe shpesh herë e kam injoruar atë. Por unë kurrë nuk mund të mohojë këtë njohuri. Për shkak të kësaj, gjatë gjithë jetës sime, unë kam qenë në kërkim për të vërtetën e planit të Tij.
Unë kam marrë pjesë në shumë kisha. Kam dëgjuar, jam lutur, kam biseduar me njerëz nga besimet të ndryshme.
Por kjo më dukej se kishte
gjithmonë diçka që nuk ishte e drejtë; diçka konfuze, sikur ishte diçka që mungonte.
Unë kam dëgjuar shumë njerëz në të kaluarën që më thoshnin: E pra, unë besoj në Zot,
por unë nuk i përkas asnjë feje. Për
mua, ata të gjithë më dukeshin se ishin gabim.
E dija se nëse Zoti ekziston, atëherë Ai nuk do të na la vetëm pa na udhëzuar, apo edhe me një version të deformuar të së vërtetës. Duhej të ishte një plan, një fe e vërtetë. Unë duhet vetëm ta zbuloi atë.
Kishat e ndryshme të krishtera ishin ato ku unë kam përqëndruar kërkimin tim, thjesht sepse unë jam rritur si i krishterë dhe më duket se ka disa të vërteta në disa nga mësimet e tyre.
Megjithatë, ka pasur aq shumë pikëpamje të ndryshme, kështu që shumë mësime kontradiktore për gjëra themelore si se si të lutemi, cilit duhet t’i lutemi, cili person do të jetë i shpëtuar, cili do të jetë i shkatërruar. Këto më dukeshin shumë të ndërlikuara. U ndjeva keq, isha gati të dorëzohem apo të heqë dorë.
Unë sapo erdha nga një tjetër kishë, vështrimi i së cilës për Zotin dhe qëllimin e ekzistencës sonë më la në mënyrë krejtësisht të frustruar sepse unë e kuptojsha se ato predikime nuk ishin të vërteta.
Një ditë, unë duke bredhur në një librari kalova pranë seksionit të librave fetare.
Ndërsa unë qëndrova aty duke vështruar mbi libra kryesisht të krishtera, një mendim m’u zgjua në mua nëse kishte ndonjë libër për Islamin.
Unë pothuajse nuk dija asgjë për Islamin, dhe kur unë mora librin e parë, kjo ishte vetëm nga kurioziteti. Por unë u ngazëlleva me atë që po lexoja.
Një nga gjërat e para që më preku mua ishte deklarata Nuk ka zot tjetër përveç Allahut: Ai nuk ka bashkëpunëtorë, dhe të gjitha lutjet dhe adhurimi i përkasin vetëm Atij.”
Kjo m’u duke shumë e thjeshtë, por shumë e fuqishme, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe me shumë kuptim.
Kështu që prej atij moment fillova të lexoja çdo gjë që unë kisha mundësi për Islamin. Çdo gjë që kam lexuar ishte shumë kuptimplote për mua.
Pastaj, kur kam lexuar Kur'anin, unë ndjeva se unë isha me të vërtetë i bekuar që jam në gjendje për të lexuar këtë. Unë e dija se kjo kishte ardhur direkt nga Allahu nëpërmjet të Dërguarit të Tij, Muhammedit, ( paqa, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të).
Kjo ishte kjo, e vërteta. U ndjeva se gjithmonë kam qenë musliman, por unë thjesht nuk e kuptova deri më tani. Tani më ndërsa kam filluar jetën time si besimtar musliman, unë kam një ndjenjë të paqes dhe të sigurisë duke e ditur se unë jam duke mësuar atë që është e vërteta e pastër dhe kjo e vërtetë do të më udhëzoi më afër Allahut. Allahu më udhëzoftë mua! Amin!
Burimi: Arab News