U zbulua busti i Omer Hajamit në SHBA
Busti i Omer Hajamit Nishaburit, poetit, filozofit, matematicientit, mjekut dhe astronomit të shquar iranian, vepër e skulptorit Hysein Fakhimi, u zbulua në kampusin e Universitetit Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj ceremonie ka prezantuar një numër i madh entuziastësh të kulturës, artit dhe civilizimit persian(iranian).
Agjencioni IRNA lajmëroi se drejtori i Asociacionit ndërkombëtar të kulturës iraniane dhe shefi i Këshillit Administrativ të qendrës islamike të Nju Jorkut Mehdi Ferid-zade të mërkurën në këtë manifestim, lidhur me zbulimin e bustës së dijetarit të shquar iranian Omer Hajamit në Universitetin Oklahoma: “Kjo punë me vlerë artistike është transportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndihmën e ministrit të kulturës dhe udhëzimit të Republikës Islame të Iranit Ali Xhennnetit, dhe është dhuruar këtij institucioni shkencor të këtij vendi”.
Ferid-zade gjatë fjalimit të tij ka thënë se Omer Hajami, personaliteti i shquar islamik iranian i cili ka arritur rezultate të mëdha në fusha të shumëfishta të veprimit njerëzor, matematikë, fizikë, letërsi, astronomi, mjekësi dhe filozofi, dhe shtoi se Omer Hajami ka qenë personalitet i cili ka besuar dhe ka lavduar jetën. Ai deklaroi përveç tjerash edhe këtë:” Edhe përkundër propagandës së madhe mediatike dhe fushatës së islamofobisë dhe iranofobisë e cila shfrytëzohet për qëllime politike ditore, qëllimi i dhuratës së këtij busti institucionit shkencor amerikan është prezentuesi i pjesës së pasur historike, kulturore, letërsisë dhe civilizimit iranian shoqërisë amerikane”.
Rektori i Universitetit të Oklahomas Dejvid Born ka falenderuar për këtë dhuratë me vlerë të bustit të Omer Hajamit institucionit shkencor amerikan duke theksuar se kultura islamike iraniane, letërsia dhe civilizimi ishte inspirim tërë botës gjatë shekujve të kaluar dhe njëkohësisht ka shpreh shpresën se një numër i madh i studentëve amerikan do të shpreh dëshirën për studimin e kultrurës iraniane dhe gjuhës perse.