Muslimani kanadez: Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait është manifestim i historisë, kulturës Islame
Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait është manifestim i historisë islame, i kulturës dhe muslimanët shiitë duhet të jenë mirënjohës për këtë Imam shpirtmadh, ka thënë një musliman kanadez.
Shabnam Senasra, në mesin e një tubimi prej 22 vizitorëve muslimanë jo-iranian nga Kanadaja në afërsi të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait tha :
Unë jam një mësues musliman nga Kanadaja, kam mësuar në shkollë fillore dhe mundësia për të vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait më është dhënë mua për herë të parë .
Në ditët që kemi qenë në Mashhad, duke e pranuar praninë e këtij Imamit shpirtmadh dhe këtij vendi turistik dhe në mbretërinë e tij të shenjtë i ka dhënë të gjithë anëtarëve të grupit forcën dhe fuqinë shpirtërore, tha ai, i kënaqur me shërbimet e ofruara ndaj vizitorëve në këtë Xhami të Ndritur të Imam Rizait.
Xhamia e Imam Rizait (a.s.) në aspektin e statusit fetar ka një pozitë të veçantë dhe unë kam udhëtuar në Mashhad, si një dashnor i shtëpisë së të Dërguarit të Zotit (savs) për të vizituar këtë Imam shpirtmadh vazhdoi zonja kanadeze.
Arti dhe arkitektura e përdorur në portikët dhe oborret e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) është shumë e rëndësishme dhe mbresëlënëse, tha vizitorja kanadeze.
Mashhadi është një qytet i bukur, një qytet turistik ku vendet historike dhe xhamitë e këtij qyteti janë shumë mbresëlënëse, tha ai, duke shprehur kënaqësinë për vizitën në qytetin Mashhad dhe vizitën në Xhaminë e Imam Rizait, si edhe, gjithashtu, jam falënderues për mikpritjen e qytetarëve të Mashhadit.
Katër vjet më parë, kam pasur mundësinë për të vizituar Xhaminë e Imam Hussejnit (a.s.) dhe Hazreti Abbasit (a.s.) dhe tani unë jam duke vizituar Xhaminë e Imam Rizait (a.s.), tha ai.
Kur kthehen në vendin tim, unë do të tregoj për vendet interesante, historinë, artin, arkitekturën, portikët dhe oborret e Xhamisë, si dhe për njerëzit sjellje të përzemërt për të afërmit e mi dhe të njohurit, deklaroi ai.
Burimi: AQR