Qyteti i shenjtë i Naxhafit organizon Panairin Ndërkombëtar të Librit
Qyteti i shenjtë i Naxhafit në Irak po organizon edicionin e 8-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.), me pjesëmarrjen e mbi 200 botuesve.
Sipas faqes të internetit Al-Kafeel website, Sejjid Nazar Hablulmatin, kujdestari i Xhamisë së Shenjtë, një numër i figurave të shquara fetare, kulturore dhe akademike morën pjesë në ceremoninë e hapjes të panairit më 2 mars 2016.
Shejh Sad Al-Hakani, kreu i seksionit intelektual dhe kulturor të Xhamisë së Shenjtë, tha se botuesit nga Libani, Egjipti, Irani, Algjeria, Siria, Jordania, Franca dhe Britania kanë marrë pjesë në këtë edicion të panairit të librit.
Libani dhe Irani, respektivisht, me 78 dhe 32 përfaqësues, kanë numrin më të madh të botuesve në panair.
Në mesin e botuesve është Fondacionin i Hulumtimeve Islame i Astan Kuds Razavi dhe Universitetit të Shkencave Islame.
Fondacioni ka paraqitur më shumë se 200 tituj librash në shkencat Kur'anore, të Ehl-ul-Bejtit (a.s., hadith, teologji, parimet Islame dhe histori dhe letërsi arabe.
Panairi Ndërkombëtar i Librit do të zgjasë deri më 31 mars 2016.