Amerike

SHBA-ja nuk do luftë me Rusinë dhe Kinën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës munden me sukses të kryejnë operacionet luftarake jashtë vendit, por rezikojnë të humbin në rast të lufërave të mëdha me shtetet të fuqishme, konsideron gjenerali Mark Mili. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të gatshme për luftë të mundshme me Rusinë dhe Kinën, shkruan gazeta “ Difens njuz”, duke u thirur në shefin e shtatmadhorisë amerikane të forcave tokësore gjeneral Mark Mili.

Ushtria amerikane mund të zhvillojë operacionet rajonale dhe kundërteroriste, por luftë potenciale me kundërshtarët të fortë ushtarak sikurse janë Rusia, Kina, Irani dhe Koreja Veriore për Pentagonin është sfidë e cila shkakton shqetësim të thellë, konsideron gjenerali amerikan Mark Mili.

Sipas fjalëve të gjeneralit amerikan Mark Milit, gatishmëria e ushtrisë amerikane po dobësohet për shkak të zvogëlimit të buxhetit ushtarak, luftës kundër terorizmit si dhe luftërave të gjata në Irak dhe Avganistan.”Ushtria amerikane është e gatshme të luftojë kundër ISIS-it, al Kaidës, Frontit al Nusra dhe grupeve tjera teroriste. Por kur flasim për rreziqet për ushtrinë amerikane, atëher mendojmë për luftën në shkallë të gjerë me një apo njëkohësishtë me disa shtete të fuqishme sikurse janë Rusia, Kina, Irani dhe Koreja Veriore, citon gazeta”Difens njuz” fjalët e gjeneralit Mark Milit.

Gjenerali ka deklaruar se ushtria amerikane mundet edhe të humb këtë luftë, pasi nuk është në gjendje të përgjigjet njëkohësisht në aksionet e kundërshtarëve të tillë sikurse që janë Rusia, Kina, Irani dhe KorejaVeriore, dhe mund të mos arrijë të realizojë qëllimet e veta ushtarake.

Burimi: sputniknews