Rusia

Në rast se duhet për dy orë kthehemi në Siri

Kryetari i Rusisë Vladimir Putini ka theksuar se “askujt nuk i lejohet të cenojë hapësirën ajrore të Sirisë”. Lidhur me këtë ka tërhequr vërejtjen se Moska është e gatshme të shfrytëzojë mjetet kundër ajrore për të gjitha caqet të cilët i konsiderojmë kërcënim për neve”. Kryetari Putin ka folur edhe për bashkëpunimin konstruktiv dhe pozitiv të cilin Rusia ka vendosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete tjera.”Me palën amerikane kemi krijuar mekanizmin e paralajmërimit lidhur me incidente të mundshme në ajër, ai punon në mënyrë efikase dhe të gjithë partnerët janë paralajmëruar dhe e dijnë se sistemet tona kundërajrore do të përdoren ndajtë gjitha caqeve të cilët neve i konsiderjmë këërcënim për ushtarët tonë. Dua të theksoj, ndaj të gjitha caqeve”, ka thënë Putini.

Ai ka shtuar se të gjitha pjesët e sistemit kundërajrorë janë shpërndar, duke përfshirë komplekset e shkallës së vogël”pancir F” dhe shkallës së gjerë “S-400”, janë të dislokuar atje gjatë gjithë kohës. Putini ka cek se Rusia ka krijuar kushtet për procesin paqësor në Siri dheMoska do të vazhdojë të mbikëqyrë marrëveshjen për armëpushim. Në rast se do të ketë nevojë, forcat ajrore mund të kthehen prapa në Siri për vetëm disa orë. Përveq kësak bazat ruse në Siri janë të mbrojtura mirë. Kryetai rus ka saqruar se Rusia nëse do të ketë nevojë do të rris numrin e ushtarëve në Siri. Ndërsa ka cek se eskalimi ushtarak nuk është zgjidhje e Rusisë dhe ka shpreh shpresën në logjikën e shëndosh të udhëheqjes  dhe opozitës siriane.

Sipas fjalëve të tij, operacioni i forcave ajrore kozmike ruse në Siri i ka kushtuar Rusisë rreth gjysmë miliard dollar.Kryetari i Rusisë Vladimir Putini ka dorëzuar shpërblime ushtarëve dhe ekspertëve të sektorit ushtarako-industrial të cilët janë dalluar gjatë kryerjes së detyrave ushtarake në Siri.

Duke folur para pjesëmarrësve, kryetari i Rusisë Vladimir Putini, ka theksuar se forcat ajrore-kozmike ruse tërësisht i kanë kryer detyrat e tyre në Siri, kanë punuar në mënyrë efikase dhe harmonike”Rusia krenohet me pjesëmarrësit e operacionit të forcave ajrore-kozmije të Rusisë në Siri”, ka cek Putini.

Burimi: sputniknews