Dijetari musliman anglez: Muslimanët sunnitë, viktimat kryesore të mizorive të ISIS-it
Një dijetar musliman sunnit anglez tha se për grupin terrorist ISIS nuk ka dallim në mes muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë.
Shejh Muhammed ibn Umar Ramadhan, kryetari i Fondacionit Ramadhan në Britani, i cili është për një vizitë në Irak, vuri në dukje se më shumë viktima të mizorive të grupit tekfiristë janë muslimanët sunnitë se muslimanët shiitë, njoftoi Agjencia e Lajmeve Nun.
Ajo që ne jemi dëshmtarë në Irak është se kjo nuk është një luftë sektare në mesin e qytetarëve irakianë, por një konflikt midis ISIS-it dhe popullit të Irakut, tha ai.
Në mënyrë të qartë, Shejh Muhammed Umar ka shtuar se pjesa më e madhe e viktimave të krimeve të ISIS janë muslimanët sunnitë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se 64 shtetasë të rinj britanikë janë bashkuar me grupin terrorist, duke thënë se hetimet duhet të nisen se përse kaq shumë të rinj janë larguar nga vendi evropian për t'u bashkuar me ISIS-in.
Shejh Muhammed Umar po viziton Irakun në krye të një delegacioni të dijetarëve musliman sunnitë nga Anglia për të mësuar në lidhje me kushtet e vendit arab, luftën kundër terroristëve tekfiristë dhe rolin e dijetarëve muslimanë shiitë në mobilizimin e irakianëve në luftën kundër terrorizmit.
Delegacioni britanikë deri më tani ka vizituar Xhamitë e Shenjta të Imam Husejnit (a.s.), dhe të Hazreti Abbasit (a.s.) në Qerbela, Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf, Xhaminë e Imam Musa Qazimit (a.s.), dhe Xhaminë e Imam Xhevadit (a.s.) në Khadhamije, Xhaminë e Imam Hadiut (a.s.) dhe Xhaminë e Imam Hasan Askeriut (a.s.) në Samara, e të tjera.
Terroristët e ISIS-it bënë përparime të shpejta në Irakun verior dhe perëndimor në verën e vitit 2014, pas pushtimit të sipërfaqeve të mëdha në veri të Sirisë.
Megjithatë, një kombinim i sulmeve të koncentruar nga ushtria irakiane dhe forcave vullnetare, të cilët nxituan për të marrë armët, pasi autoriteti i më i lartë fetar irakian, Ajetullah Ali al-Sistani lëshoi një fetva ( vendim-dekret) duke bërë thirrje për luftë kundër militantëve të ISIS-it.
Burimi: IQNA News