Thaçi kërkon nga Vatikani që të njoh pavarësinë e Kosovës
Presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi është pritur sot në Vatikanë.
Gjatë kësaj vizite Thaçi është takuar me monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.
“Si president i zgjedhur sot në Vatikan u prita nga monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.
Pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Kosovës ta falënderoj për shenjtërimin e Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, më 4 shtator 2016.
Në këtë takim nga monsinjor Paglia kërkova përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë, ka shkruar Thaçi në Facebook.