Kosova

Konjufca: Jam burgosur për shkak të lirisë së fjalës

Glauk Konjufca u mbajtë një muaj në paraburgim për shkak se akuzohet për shprehjen e lire të mendimit dhe fjalës.  “ Kam me ba padi sepse e konsideroj veten të burgosur të fjalës së lirë, nuk kanë asnjë arsye për me na çu në burg. Në aspektin e të drejtave të njeriut, kjo është e tmerrshme “ –tha Konjufca.

 “Kështu nuk ka askund në kontinentin evropian, me u mbajt një muaj deputeti për shkak të deklaratës e shprehjes së lirë”.

“Nuk kanë pasur kurrfarë arsye për të na dërguar në burg. Nga aspekti i të drejtave të njeriut, kjo gjë është tepër e tmerrshme”, tha Konjufca për Rrokum Rroll.

Duke folur për arrestimin dhe caktimin e seancave, Konjufca tha se ky është izolim politikë.

“Sjellja ka qenë korrekte me mua, po ndodh që me aktivistët e tjerë nuk ka qenë”, u përgjigj ai në pyetjen se si është sjellë Policia e Kosovës me të arrestuarit e VV-së.

“Kur më bie në mend se sa politikan prej Serbisë kanë hy në Kosovë, më vjen me shpall Kosovën pjesë të Serbisë”, tha ai duke folu rreth arrestimit të aktivistit Boiken Abazi, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vite.