Irani vazhdon të mbaj lidhje të forta me Shqipërinë
TEHRAN (Tasnim) – zëvëndës presidenti Eshaq Jahangiri shprehu gatishmërinë e vendit për të përforcuar marrdhëniet dypalëshe.
Në urimin e ditës së mërkur për kryeminstrin e ri Edi Rama, Jahangiri mëshoi tek kapacitetet e dy vendeve për të forcuar edhe më shumë këtë bashkëpunim me Tiranën në fusha të ndryshme.
Rama drejton një parti koalicioni socialist me parti me prirje të majta e cila fitoi në zgjedhjet e 2013-tës në Shqipëri. Ai kohëve të fundit ka marr detyrën si kryeministër pas rihapjes së parlamentit shqiptar.
Në mesazhin e zyrtarit Iranian u përmend edhe dëshira e mirë që Tirana dhe Teherani në të ardhme të përforcojnë marrdhëniet bilateral në politikë, ekonomi dhe fushat kulturore.
Me 12 gusht presidenti Hassan Rouhani rikthesoi angazhimi i administratës për të ndjekur politikën e ndërveprimit konstruktiv me vende të tjera si një përparësi për politikën e jashtme të Teheranit.
Rouhani theksoi gjithashtu se administrate e tij do të përpiqet të “krijojë mundësi të reja për vendin, të heqi kërcënime dhe të ndjeki politikën e detantës dhe të mëshojë tek politika e besimit të përbashkët.”