Suudi Arabie

Vrasësit në provincën Al-Ahsa ‘nuk kanë fe’

Princi, Muhammed bin Naif, së bashku me zyrtarë të lartë, viziton një të plagosur në sulmin terrorist Al-Ahsa në një spital të shtunën.
Princi, Muhammed bin Naif, së bashku me zyrtarë të lartë, viziton një të plagosur në sulmin terrorist Al-Ahsa në një spital të shtunën.

Al-Ahsa / Rijad:

Myftiu Abdul Aziz Al-Ashejh ka denoncuar sulmin terrorist të së premtes në  Xhaminë el-Ridha në qarkun Mahasin të provincës Al-Ahsa, madje siç thane burimet se një i dyshuar i tretë mund të ketë ikur.

Katër vetë u vranë dhe 36-të u plagosën kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë dhe bashkëpunëtori i tij hapi zjarr kur burrat lëshuna alarmin e   sigurisë, mbyllën portën e xhamisë gjatë namazit me xhemat.

Duke e përshkruar sulmin si një akt të turpshëm, Myftiu Abdul Aziz Al-Ashejh ka thënë: Kjo tregon qëllimet e tyre kriminale për të prishur shtetin,  duke shkaktuar dëme në tokë, përhapjen e terrorit në zemrat e muslimanëve. Dhe këta njerëz janë duke mashtruar të tjerët që janë në rrugë të drejtë. Në fakt ata nuk kanë fe.

Ai tha se Arabia Saudite udhëhiqet nga Librin e Allahut dhe Suneti i pejgamberit  Muhammed, paqja qoftë mbi të. Si i tillë, shteti nuk do të dëmtohet nga akte të tilla kriminale të kryera nga këta të devijuar. 

Myftiu Abdul Aziz Al-Ashejh  paralajmëroi  të rinjtë rreth këtyre të  devijuarëve dhe që të mos mashtrohen nga propaganda e tyre e rreme duke e vrarë veten dhe të tjerët në shtëpinë e Allahut të Plotfuqishëm.

Terroristi 27-vjeçar i arrestuar, i cili pësoi dëmtime të mëdha, pasi u dërmua nga besimtarët,  u dërgua në një spital në provincën midis forcave të mëdha të sigurisë. Të plagosurit terrorist mbanin nga një rrip vetvrasës dhe  dhe granata.

Të dy sulmuesit të maskuar  kishin veshur  kostume sportive dhe është e mundshme që një automjet i solli ata në vend, thanë burimet.

Më shumë se 200 namazli  ishin në xhami në kohën e sulmit. Viktima e parë ishte një djalë shtatë vjeçar që u qëllua në dorë, këmbë dhe shpind përsëri dhe u dërgua në spital, thanë burimet. Terroristi tjetër u kap pasi arma e tij mbeti pa municion.  

Burimet sugjeruan se mund të ketë një terrorist të tretë i cili u arratisë në një shtëpi aty pranë, sipas raporteve dëshmohet se një mitraloz është gjetur në vendin e krimit.

Ekperti për eksploziv,  Ali Hassan Al-Rashid tha se predha fluturoi  rreth  30 metra nga vendi i shpërthimit dhe arriti shtëpitë fqinje.

Një dëshmitar okular tha se sulmi filloi në orën 12:10 pasdite dhe disa namazli  brenda xhamisë e mbyllën derën kryesore pasi dëgjuan shpërthimet përjashta. 

Burimi: Arab News