Problemet Sociale

Rreth 2.300 gazetarë të vrarë në 25 vitet e fundit

Një gazetar pakistanez, Anxha Neidrinhaus, mban një foto të fotografes të Agjencisë Associated Press, 48 vjeçare, e cila u vra 4 prill 2014 në Afganistan, gjatë një demonstrate në Islamabad.

 

Bruksel:

 

Gjatë 25 vjetëve të fundit, të paktën 2.297 gazetarë dhe stafi i mediave janë vrarë të cilët nuk bënë më shumë  se vetëm që janë u përpjekur për të informuar botën për luftën, revolucionin, krimin dhe korrupsionin. Dhe vrasësit vazhdojnë të veprojnë pa u ndëshkuar, kështu njoftoi Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve në një raport të ri.

Në vitin 1990, që ishte vitit i parë  i numërimit të vrasjeve nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, ishin 40-të gazetarë të vrarë, por që nga viti 2010, ishin vazhdimisht mbi 100.

Dhjetë vitet e fundit kanë qenë më të rrezikshëm, tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger në një intervistë, tha se viti 2006 ishte viti më i keq, me 155 gazetarë të të vrarë.

Dhe pavarësisht zotimit se janë të mbrojtur nga organet më të larta si Organizata e Kombeve të Bashkuara, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, thotë se e hartoi raportin 25 vjet të kontributit drejt gazetarisë më të sigurt për të nënvizuar një përkeqësim të klimës së mosndëshkimit që ka ndihmuar vrasësit të shpëtojnë nga krimet e bëra ndaj gazetarëve.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, vlerëson se vetëm një nga dhjetë vrasje është hetuar, tha raporti, me dënime  aktuale të ulët akoma.

Kjo është çështje diplomatike. Duhet ndaluar mosndëshkimin që mbron vrasësit , ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger.

Raporti prej 79-faqesh do të bëhet publik në javën e ardhshme, por Agjencia Associated Press ka marrë një kopje përpara një debati të hënën në Parlamentin Britanik për vdekjen e gazetarëve profesionistë dhe qytetarëve në zonat e konfliktit. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve do të marrë raportin në një Takimi  të madh të UNESCO-s  në Paris të enjten e ardhshme përkushtuar për të njëjtën çështje. Ne kemi sjellë këtë raport për të treguar të gjitha ato që me të vërtetë është koha për të bërë diçka për këtë, tha   Anthony Bellanger.

Viti i kaluar u dallua për sulmet në zyrën e revistës së përjavshme satirike  Charlie Hebdo të Parisit, ku dy ekstremistë vranë 12 njerëz në zyrën e gazetës satirike. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve  tha se gjatë vitit janë vrarë 112 gazetarë.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve  ka thënë se ajo e bazon informacionin e saj në një shumëllojshmëri të burimeve, duke përfshirë filialet kombëtare në rreth 140-të shtete, nga burimet policore dhe raportet politike. Ajo ka publikuar raportet vjetore që nga viti 1990, duke u fokusuar në vrasjet e gazetarëve dhe stafin e mediave në incidente të lidhura me punën.     Sipas Qendrës vrasjet e profesionistëve të medias  janë vrasje të qëllimshme, në shënjestër, incidente në kryqëzim zjarri dhe në sulme me bomba.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger  tha se ekziston edhe një prirje shqetësuese ku rrëmbyesit i kapin gazetarët dhe i vrasin ata, i vrasin të gjithë shumë shpesh madje edhe pa  kërkuar shpërblim.   

Vrasja e gazetarëve ka vazhduar pa u pakësuar këtë vit. Në fillim të këtij muaji, një sulm vetëvrasës me makinë bombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, në shënjestër kishte një autobus në pronësi të organizatës të më të madhe të medave të Afganistanit, Moby Group dhe një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë duke thënë  TV Moby Tolo ishte objektivi. Shtatë punëtorë të mediave u vranë.

Gjatë 25-së  viteve të fundit, Iraku ka kryesuar listën e shumicës së vendeve të rrezikshme, në skenën e 309 vrasjeve, shumica dërmuese prej tyre që nga viti 2003, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqi  pushtimin dhe luftën.

Në vendin e dytë është Filipine, me 146 vrasje, ndërsa Meksika dhe dhuna e saj e ndërlidhur me drogën është e treta me 120 vrasje. Këto dy shtete nënvizon raporti   i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve  se raportet tona kanë shumë më tepër të vrarë në situata në kohë paqeje se në kohë lufte. »